Rregulla per pergatitjen e biberonit!

Rregulla per pergatitjen e biberonit
Zakonisht idete per te shkruar ne blog nuk me vijne nga qielli, por nga bota virtuale. Gjate nje diskutimi sfilites, kuptohet shume nena ishin aty per tu sqaruar sa me shume mbi perdorimin e qumeshtit te lopes apo jo tek femijet dhe bebet. Ndonjehere na ben mire te diskutojme edhe pse lodhemi dhe shume here mike te miat me thone: Mos e vrit shume mendjen Elda! Kush do nxjerr vete konkluzionet e veta!
Them na ben mire se gjate bisedes (pak nervacjerrese) vendosa te shkruaj per dicka teper te rendesishme qe ma do mendja se edhe nenat me te pergatitura shqiptare mund ta kene bere te pakten nje here ne jeten e tyre memesore! Une per fat nuk e kam bere gjestin e pergatitjes se biberonit me qumesht lope dhe ta trash me ate artificial... E di do thoni ju , kujt do t'ja hedhesh? Por me besoni nuk e kam bere jo sepse e dija, por gjeja e pare qe thote cdo pediater ne bote, (ne Shqiperi nuk flas dot sepse nuk e njoh boten e tyre) te thote mos i jep qumesht lope! Pra me ka ruajtur per fat pediatri i besuar i femijes. Por mos u merzisni kam bere plot gomarlleqe te tjera, nese ju ngushellon ky fakt!
 
Atehere sot marr mendimin Fabrizio Pregliascos , kerkues italian i Departamentit te Shendetit publik, mikrobiologjik dhe viral te Universitet te Studimeve ne Milano.
Pikerisht per kete teme ai shprehet: Rreziku i qumeshtit artificial eshte ndotja bakteriale. Qumeshtet e ujshme gati per perdorim jane steril deri ne momentin qe hapendhe prezantojne zgjedhjen me te sigurte. Qumeshtet pluhur nuk jane sterile: Bakteri me emer Enterobakter sakazakii gjendet normalisht ne kete ambjent dhe mund ta infektoje pluhurin qe ne prodhimin ne fabrike. Per kete arsye per te pergatitur biberonin duhet te perdoret uje, asnjehere qumesht lope derisa femija te mbushe dy vitet e para te jetes, ne nje temperature te pakten mbi 70°C , qe te vriten mikrobet. Qumeshti qe perftojme duhet menjehere te ftohet. Sa me shume te rrije qumeshti ne temperaturat midis 70-65°C aq me i madh eshte rreziku i infeksionit.

Nje kujdes i vecante duhet patur qe te mos e pergatisim biberonin me heret sesa ora kur duhet te ushqejme femijen. Qumeshti artificial jo ai i pergatitur ne shtepi (pluhur ose i lengshem) mund te ruhet ne frigorifer per maksimalisht 24 ore. por kjo procedure nuk eshte shume e sigurte, sidomos muajt e pare te jetes. Ndersa nese e perzieni vete ne kushte shtepie me uje te nxehte dhe jo me qumeshtin e lopes, qumeshti qe ngelet dhe femija nuk e mbaron duhet te hidhet poshte nese ka kaluar nje ore nga pergatitja.
 
1- Lani,fshini dhe thani me kujdes duart para se te pergatisni biberonin! Sterilizoni biberonin rrethin e vidhimit dhe thithken.
2- Zjeni sasine e ujit te domosdoshem dhe hidheni ne biberon ne temperaturen
3- Shtoni sasine e masave te qumesht pluhur sipas tabeles se moshes qe ndodhet pas cdo konfeksioni (tabela mesatare e ushqimit) Kujdes kur mbushni masen me pluhur, duhet ta rrafshoni tek kendi i duhur pluhurin qumesht jo ta mbushni me maje.
Hidhni ne fillim qumeshtin pluhur ...
...pastaj ujin deri ne vizen e duhur per moshen e bebit. qe femija te marre me shume qumesht sesa uje.
4) Mbyllni mire biberonin dhe tundeni me force per te tretur pluhurin.
5) Menjehere nen uje te rrjdhshem per ta ftohur dhe ta cuar ne temperaturen 40°C.
6) Perpara se t'ja jepni foshnjes provojeni nese eshte i nxehte mbi pulsin e dores per ekspertet dhe ata qe jane si une s'mesova kurre si eksperte e provoj vete dhe jam e sigurte.
 
Asnjehere me qumesht lope por me uje te valuar dhe mesoni te hyni tek dyqanet per femije edhe kur nuk keni leke ne xhep, s'ka gje mos e vrisni mendjen per shitesen qe mbledh buzet " Shih kjo barbonia, erdhi prape" lol. Varini trajsen, mos u futni ne nje dyqan sado klas te jete vetem kur ka tabelen te ekspozuar qe thote " Ne kete dyqan nuk hyhet nese nuk do blini gje! " ahaaaaaaaa mesoni te lexoni udhezimet e konfeksioneve te ndryshme. Kjo ju ndihmon shume te mos fusni asnjehere tek femijet tuaj elmente dhe perberes qe nuk permend kurre, njeri nga ata eshte qumeshti i lopes. Ju sfidoj kur te kerkoni me qetesi nje element, nje perberes, nje miell, nje frut, muhalebi qe udhezimet thone perziejeni me qumesht lope. Mos kerkoni kot se nuk do gjeni asnje pediater nuk e rekomandon per perzirje. Tifojne te gjithe per ujin e zjere!
Uje i zjere, i embli uje i zjere!
 
Ju pershendet Elda!

Related Articles

blog comments powered by Disqus