Ylber në rërë

lojë për festa ditëlindjesh

Ylber në rërë
Mjetet e nevojshme për të luajtur : 
  1. Kripë e imët 500g 
  2. Gota plastike 
  3. Bojëra me ngjyra (kolor) të përdorura. 
Një kavanoz kompostoje bosh prej qelqi 

Zhvillimi i lojës

Hidhet kripë e imët nëpër gota plastike.
I ofrohet cdo fëmije një gote me kripë në dorë.
Pastaj çdo fëmije i thuhet të zgjedhë kolorin me ngjyrën e preferuar.
Më këtë kolor fillohet të përzjehet nga fëmijët kripe në gotë shumë shpejt dhe gati për 3 minuta derisa kripa në gotë të marrë ngjyrën e kolorit që po e përzien.
Në kavanozin e madh të qelqit fëmijët zbrazin gotat e tyre me kripë me radhe duke formuar kështu një ylber në rërë.
Vihet kapaku dhe lidhet me një fjongo, ngjyrën e se cilës e zgjedh fëmija që feston ditëlindjen.
Ky ylber në rërë kthehet në një kujtim të paharrueshëm feste për fëmijët tanë.
Vazoja me Ylber në Rërë vendoset në raftet e dhomën së gjumit të fëmijëve

Related Articles

blog comments powered by Disqus