× Gjërat kryesore për të blerë para ardhjes së foshnjës

Cfare duhet te bej qe te lind falas ne shtetin italian dhe shume pyetje te tjera

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
11 years 7 months ago - 11 years 7 months ago #670 by Facebook
Mirembrema B&V!
Kam shume pyetje ne koke dhe nuk di nga tja filloj!
Pas nje muaj sjell ne jete vogelushen time!
Se pari doja disa mendime, per emrin e vajzes se me eshte bere koka corbe!
Asnje emer nuk me pelqen.
Ajo qe do doja te dija tjeter ka te bej me shume me ata, qe jetojne ne Itali dhe kane degjuar dicka per kete ceshtje:
me kan thene te shkoj te lind ne Itali, motrat e mia, por sigurisht qe nuk kane mundesi te paguajne shuma te medha parash!
Doja te dija nese ka ndonje menyre qe te lind pa paguar, nese po cfare letrash duhen.
Pyetja tjeter qe do doja te dija eshte se cfare duhet te marr me vete tek spitali, per te lindur ketu ne Shqiperi, se nuk e kam idene fare.
Dhe pyetja fundit eshte me cfare ilaci duhet ti laj rrobat e bebit tim, kush eshte me i miri dhe i pademshmi per bebet e sapolindura.
Pres pergjigjet tuaja me padurim!

B & V
1. Per emrin e vajzes propozoj Aida!

2. Se dyti tani ne Itali jane te gjitha kushtet, qe nenat shtatzena te bejne analiza e te lindin pothuajse gratis.
Mjafton, qe ditet e lindjes, te jeni brenda territorit italian, pra dhimbjet tju zene ne shtetin italian dhe te paraqiteni ne urgjence, ose te therrisni urgjencen ne rast pamundesie per te shkuar me makinen tuaj.
Por me nje kusht qe tu drejtohen qendrave spitalore shteterore, jo atyre private.

3. Dokumentat qe duhen marre me vete jane analizat qe keni bere gjate periudhes se shtatzanise, pasaporta, karta e identitetit me tej nuk po me vjen ne mend asgje tjeter....

4 . VALIXHJA E MATERNITETIT.

www.bebevogelushe.info/item/valixhja-e-maternitetit.html

5. UNE PERDOR TANI DETERSIVIN E LENGSHEM Marsiglia dhe Napisan.
Shume e kenaqur!

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!
Last edit: 11 years 7 months ago by Facebook.

Please Log in to join the conversation.

Time to create page: 0.186 seconds