× Këshilla, mendime, kuriozitete për pritjen e embël!

Ndonjehere mendoj edhe abortin dhe ndihem shumë keq.

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
9 years 8 months ago #7274 by Facebook
Te dashura nena te faqes Bebe&Vogëlushë!
3 jave me parë mora vesh se isha shtatzane! Jam 22vjec dhe kam 5vjet që dashuroj një djalë. Jam shumë e turbulluar, sepse nuk di çfarë ndjej, nga nje anë e dua këtë foshnje, nga ana tjetër nuk ndihem fare gati për të pasur një fëmijë. Po e njëjta gjë i ndodh edhe te dashurit tim. Donim të shkonim të bashkejetonim dhe po bënim plane, por tani kemi mbetur të shokuar.
Çdo ditë që kalon mendoj t'a zgjidh ndryshe kete gje, cfare mendoj sot nuk mendoj neser....
Ndonjehere mendoj edhe abortin dhe ndihem shumë keq.
Si është me mire te veproj?
Ju si me keshilloni?

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
9 years 8 months ago #7276 by Facebook
E dashur mikeshë e faqes sonë!
Ndonjëherë ne presim "çastin e duhur " që në të vërtetë ndoshta asnjëherë nuk është ai i duhuri. Kur mendojmë se i kemi të gjitha kushtet ndodh diçka e papritur, ndërrojmë punë, transferohemi për punë, etj. Përderisa të dy ndiheni të turbulluar është mirë të flisni me një njeri të besuar si familjar, mikeshë... Pse jo edhe me një psikolog, për të vlerësuar nga jashtë çiftit mundësitë tuaja për të zgjedhur më të mirën për ju dhe foshnjës që ka vendosur të vijë në jetë! Përshëndetje të përzemërta!

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

Time to create page: 0.225 seconds