8muajsh binjake. Jam e shqetesuar per peshen e vajzes!

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
11 years 6 months ago #848 by Facebook
ELDA E DASHUR!
ERDHI RRADHA PRAPE QE TE SHKRUAJ PER GOCEN TIME, E CILA PER 4 DITE BEN 8MUAJSHE KA LINDUR PARA KOHE NE JAVEN E 31-TE SHTATEZANISE. PESHA E LINDJES KA QENE 1660KG TANI PESHON 6500KG.
I KAM BINJAKE CUNI PESHON 8600KG.
ME BEN SHUME MERAK PESHA E GOCES TIME NE FAKT.
DERI NE MUAJIN E 4-T ISHTE MIRE PASTAJ NUK MA PINTE QUMESHTIN.
JA JEPJA VETEM NE GJUME.
KA NJE MUAJ QE I KAM VAZHDUAR FRUTAT PERIMET DHE KREMERAT, POR KA 3DITE QE NUK DON TE HAJE ASGJE. NUK E DI PSE MA BERI KETE NDRYSHIM!
KESHTU ESHTE FEMIJE SHUME E QETE NUK GRINDET.
JU LUTEM NENA DUA DHE PER JU NDONJE PERGJIGJE
ELDA TE LUTEM SHIKOJE PAK GRAFKUN DHE ME THUAJ SI TE DUKET GOCA IME ME PESHEN QE KA.
FALEMINDERIT ELDA DHE NENA TE FAQES.

Adm B&V
Ne radhe te pare, persa i perket peshes mos u shqetesoni, se nuk ka asnje problem!
Femijet e lindur parakohe gjithmone kane nje veshtiresi ne marrje peshe dhe ju kur shikoni parametrat nuk do ta krahasoni me parametrat e moshes se saj 8muajshe, por me parametrat e nje bebeje 6muajshe+ .
Atehere bebi juaj eshte mire ne peshe , ne krahasim me bebin duhet te kene lindur me diference ne peshe, pra bebi djali duhet te kete qene me shume ne peshe, kur lindi.
Per sa kohe i mbajten ne ikubator dhe besoj se vajza ka qendruar me shume, prandaj mos u shqetesoni fare jane mese normale dhe fiziologjike keto gjera aq me teper qe kane lindur dhe parakohe. Ndersa per oreksin, qe i eshte prere ja keni pare gojen, se me siguri ka filluar ti dale ndonje dhemb dhe prandaj ka keto reagime?

Nena
Faleminderit per pergjigjen!
Cuni ka lindur 1830 dhe nuk besoj se eshte shume diference ne ekubator ndenjen nje muaj, qe te dy dhe te dy i mora ne nje dite.
Dhe per dhembe ja kam pare gojen por mishrat i ka shume mire.
Nuk a ndonje reagim per ti dale dhembet gjithsesi faleminderit per pergjigjen e dashur Elda!
Te falenderoj!

Adm B&V
Shikoni ka shume jarge, duart i mbane gjithmone ne goje, ve ne goje gjera te forta dhe do ti kafshoje keto jane shenja qe tregojne, qe dhembet po vijne.
Mishrat jane momenti i fundit kur plasin.

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

Time to create page: 0.206 seconds