2muajshe e 13diteshe. Problemi eshte se me vjell shume shpesh sa here qe pi.

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
11 years 4 months ago #1508 by Facebook
Pershendetje e dashur!
Elda...kam vajzen 2muajshe e 13diteshe.
Problemi eshte se me vjell shume shpesh sa here qe pi.
Mund te vjelle 3- 4 here.
Mua me shqeteson fakti se ajo pi 10min ose 15 ka raste dhe 6 ose 7 min dhe perseri vjell....
tani si peshe eshte 4550gr.
Cfare problemi mund te kete?
Pediatria me tha qe eshte nen peshe perseri.
Mua me shqetesojne keto te vjellat e shpeshta.
Ju ka ndodhur ndonjeres me bebat tuaja.
Faleminderit shume per ndihmen dhe keshillat tuaja!

B&V
Shume e rendesishme ne kete rast eshte qe nena duhet te dalloje te vjellen nga rigurgiti (nxjerrja e teprices):
Ky i fundit nuk eshte gje tjeter vecse nxjerrja e ajrit qe ka thithur femija permes thithjes se gjirit nje sasi te konsiderueshme qumeshti.
Disa femije pas cdo gjivakti ndodh qe te bejne rigurgit.
Nese nena verifikon se kjo ndodh ne menyre te vazhdueshme, te tepert dhe ne sasi te medha, eshte mire te konsultohemi me pediatrin.
Nuk duhet te shqetesohemi nese pelena mbushet si zakonisht.
Duhet te perpiqemi te nderrojme biberonin, qe te mos fuse shume ajer, nese ushqejme artificialisht.
Duhet ta mbeshtesim mbi shpatullen tone ne pozicion vertikal pas te pirit, derisa ti degjojme gromesimen.
Te bejme kujdes te mos levizim befasisht pas te pirit kur mbajme ne krahe bebin.

Nese qumeshti i nxjerre eshte n sasi te madhe dhe paraqitet si gjize behet fjale per te vjella.
Nje simptome e tille pavarsisht se nga cfare shkaktohet duhet konsideruar si nje zile alarmi.
Duhet folur ne pediatrin.
Edhe ketu duhet pasur parasysh rihidratimi ne uje dhe lengje. Sidomos nese vjellja shoqerohet me diarre.
Prania e dishidratimit, humbjes se lengjeve mund te njihet nga:

- plogeshti
- gjuhe dhe goje te thate
- prodhimi i ulet i dukshem i urines  - veshtiresi per tu zgjuar

Jepini femijes shume uje.
Biberon nese ushqehet artificialisht. .
Ta veme te pije kur ushqehet me gji.
Ne cdo rast vjelleje shoqeruar ose jo me temperature dhe diarre duhet patjeter ti drejtohemi mjekut pediater.

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

Time to create page: 0.240 seconds