× Vjellje, probleme të vogla, sëmundjet më komplekse

Shtazene! Kam probleme me hipertensionin dhe arithmine

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
11 years 7 months ago #442 by Facebook
Pershendetje B&V!
Duke lexuar opinionet e ndryshme, nga nenat e kesaj faqje vendosa te kerkoj edhe une ndihmen tuaj.
Jam 30javeshe shtatzane dhe nga vizita e fundit rezultoi, se deri me tani bebi peshon vetem 1350gr (gjithmone peshe e perllogaritur).
Problemi qendron, se une kam gati nje muaj, qe me jane shfaqur probleme me hipertensionin dhe arithmine, per te cilat jam duke u mjekuar, nga nje kardiologe e specializuar per gra shtatzana. Mjekimet, qe une marre, kane te gjitha si efekte anesore shtimin ne peshe.
Pra une kam shtuar shume ne peshe gjate kesaj kohe ndersa bebi jo.
Mjeku qe ndjek shtatezanine thote, qe duhet te mbaj patjeter peshen ne kontroll me diete strikte, pasi shtimi im ne peshe nuk sjell aspak shtimin e peshes se femijes, por si pasoje e ilaceve dhe faktit, qe trupi im e mban ujin kam frike, se do vazhdoje e njejta gje.
Me ushqimin nuk e teproj aspak, ha me pak se kur isha normal. Ilacet nga ana tjeter duhet ti vazhdoj ti marr.
Ju lutem nese ndonjera ka pasur problem te ngjashem si ka vepruar ne menyre, qe te shtoje ne peshe edhe femija, pasi jam ne merak mos lind nen peshe.
Shume faleminderit dhe me falni qe u zgjata kaq shume.

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

Time to create page: 0.332 seconds