Birësova foshnjën e motrës sime, që ishte një vajzë nënë në ato vite

Qielli nuk i fali asnjë fëmijë, por jeta u tregua bujare me të: i fali foshnjën e motrës së vet, sepse nuk kishte asnjë mundësi tjetër veç ta braktiste në spital. Historia e kësaj gruaje të madhe fillon në një natë të ftohtë Dhjetori, një histori,  që na mëson shumë mbi forcën e madhe që bart një qenie delikate,  siç është femra shqiptare, në një realitet mentalitetesh të egër...  

Adriana e donte Besnikun. Të dy ishin të dashuruar me njëri-tjetrin, por tepër të njomë për të rritur një foshnjë, djaloshi ishte shtatëmbëdhjetë dhe motra e saj ende nuk kishte mbushur të pesëmbëdhjetat. Qyteti i vogël bregdetar X. ziente nga fjalët dhe shtypte çdo ditë në mullirin e tij me dhjetëra vajza të reja, qoftë edhe kur guxonin të pinin kafe në bufetë, ku mblidheshin veç burra. As që mendohej se motra e Tinës të dilte pa asnjë shenjë nga kjo histori. Pesëmbëdhjetë vjeç ishte tepër e vogël dhe motra i dhimbsej, ashtu siç i dhimbsej edhe para babit, kur Adrianës I duhej të jepte llogari për vonesat, nga mbrëmjet e ditëlindjeve të shokëve të klasës: Tina si gjithnjë i dilte para si mburojë të motrës dhe e justifikonte. Ashtu ndodhi dhe atë ditë kur Adriana duke qarë me dënojë, se ishte shtatzënë me Besnikun.... dhe ai ia kishte mbathur me të katra.  

Atë mbrëmje Tina dhe i fejuari i saj zgjodhën ta rrisnin vetë fëmijën e Adrianës. E çuan të kalonte muajt e shtatzanisë tek njerëzit e tyre në kryeqytet dhe i thanë Adrianës, se prisnin edhe ata një fëmijë. Jastëkun e gënjeshtërt poshtë barkut Tina e mbante krenare, Adriana foshnjën e vërtetë poshtë barkut e mbante plot turp. Bota ishte një marrëzi, që gënjeshtrën e mburrte, të vërtetën e vriste. Asaj kohe bota një jastëku i jepte jetë, një foshnjeje i merrte jetën. Dhe e gjitha kjo, që bota të qetësohej, të mos fliste, të mos shqetësohej, të mos prekej moralisht, të gjithë kështu qetësoheshin... 

Ai jastëk për Tinën u kthye në qëllimin e vetëm të jetës, për Adrianën ajo foshnjë vetëm një pengesë e madhe për jetën. 

Kur lindi foshnja Adriana thuajse të kishte frikë, se nuk do të ndahej dot nga ajo foshnjë e pafajshme, e përshëndeti, e puthi dhe ia kaloi në krahë mamisë. Që atë ditë nuk foli asnjëherë për foshnjën.  

Fati po i sillte në krahë foshnjën Tinës, beben që nuk e lindi kurrë në të vërtetë, por që erdhi tek ajo thjesht si një bir i natyrshëm. Luftoi me institucionet për ta pasur, ajo e kishte merituar, e kishte dashur si një nënë e vërtetë dhe në pushoi së luftuari, derisa i dha mbiemrin. E fitoi sepse luftoi fort për ta arritur. Ajo foshnjë nuk kishte baba... as nënë dhe ajo nënë kishte vetëm atë foshnjë. Jastëku që mbajti si të vërtetë në bark, mori jetë dhe hodhi shtat si një filiz i ri. Bota heshti.... nuk foli kurrë për Adrianën, ndërsa Tina i dhuroi jetë normale, si të gjithë bashkëmoshatarët e vet, fëmijës së motrës pesëmbëdhjetë vjeçare, që sot e do si e çmendur "të nipin". Përlotet kur i hipën temperatura, qan kur e shpon vaksina, e merr në kinema dhe qeshin fort të dy, shkojnë për pica dhe e mbushin me majonezë, ndërkohë që Tina u bërtet të dyve... nuk di nëse do të gjejë forcën për ti treguar të motrës, se birin, që braktisi, e ka kaq pranë... frikësohet se do t'ia marrë, por dashuria është edhe kjo... të mos kesh frikë edhe t'ia kthesh fëmijën motrës tënde? Apo jo? 

 

Si mendoni ju nëna? Na shkruani në This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. historinë më domethënëse të jetës suaj. Jeni të gjithë të mirëpritur! 

Related Articles

blog comments powered by Disqus