Cunin nuk dua ta shoh aty ku pihet droga edhe pse nuk pihet gjatë vizitës por para dhe mbrapa.

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
9 years 8 months ago #7421 by Facebook
ANONIM JU LUTEM!!!
Te dashura nëna. T'i keni me jetë bebushet. Kam një hall dhe doja ndonjë këshillë të mirë nga ju. Kam 5 vite të martuar jashtë Shqipërisë. Familja ime jeton këtu ku jetoj unë. Burri ka vetëm motrat dhe vëllezërit këtu. Kurse prindërit në Shqipëri. Ka kohë që ka plasur sherri mes tyre dhe mua. Dhe pse jetojmë afër nuk di a e kanë parë nipin 4 herë për 1 vjet e gjys. Ne fillim te sherrit kisha mbështetjen e burrit, kurse tani kohë pas kohe me thotë je ti ajo që më ndau nga familja. Tek shtëpia e tyre përdoret droga hashash. Tani ka i cik burri që do të iki për vizit me gjithe çunin ke familja. Unë jam kundër.
I them ti mund te shkosh kur ta do qejfi por çunin nuk dua ta shof aty ku pihet droga edhe pse nuk pihet gjatë vizitës por para dhe mbrapa.
Nuk më respektojnë dhe flasin keq për mua kudo që shkojnë. Tani unë thuaj se për dit zihem me burrin shkaku tyre. Unë mendoj se ato sikur të kishin qejf ta takonin nipin do vinin ose të paktën me respektonin mua sepse jam nëna dhe jam në pritje të fëmijës së dytë. Tani më janë lajmeruar familja ime do vijnë ta festojmë natën e vitit të ri se bashku ke shpija jonë. Burri kërkon ta ftoj dhe familjen e ti. Prapë mendoj jo, sepse familja ime dhe familja tij nuk shkojnë shumë mirë.
Nuk zihen por dhe nuk kanë qejf ti kalojnë kohën bashkë. Ky thotë në rregulle po nuk erdhën të mitë do iki unë. Po si nuk ka turp?
Duke e ditur se familja ime do vije.
Unë edhe pse nuk shkoj mirë me shume veta të familjes gjithe i kam respektuar kur më kanë ardhur. Edhe pse jo shpesh. Ky mendon se ka të drejt por unë mendoj se UNË kam të drejt.
Sa herë që bie llafi tek familja tij vetëm zihemi. Nuk di cfar të bëj. Por më tregoni moj nëna jam duke gabuar unë?

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

Time to create page: 0.191 seconds