Nusja me tha nuk kam nevojë të m'i mbash fëmijët se m'i ke prishur! 

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
9 years 9 months ago - 9 years 9 months ago #7192 by Facebook
Të dashura nëna, gjyshe, të faqes Bebe&Vogëlushë!
Une që ju shkruaj jam një gjyshe e dy mbesave të bukura. Do doja të më ndihmonit të pajtohem sërish me nusen e djalit tim, me të cilën bëra fjale për mbesën e madhe 2vjec sidomos, dhe të voglen ka pak që ka mbushur vitin.
Djali im dhe nusja punojnë të dy dhe unë kujdesem për vajzat. E bëj me gjithe deshire rolin tim të gjyshes. Gjithmonë kemi bërë fjale me nusen se kur vjen nga puna t'i marrë, femijet nuk turren t'a takojnë me qejf. Pastaj ben fjalë për ndonjë karamele, çokollatë, patatina që u jap rrallë vajzave!
Këtë fundjavë të premte dhe të shtune i lanë të flinin tek une se kishin nje udhetim djali me nusen.
U thashe se do t'i mbaj te flenë bashkë me mua në një krevat. Ata më thanë dakort. Kur erdhën t'i merrnin vajzat ato nuk donin të iknin dhe sidomos mbesa e madhe filloi të qante dhe të hidhte shkelma. Sherri i madh plasi kur mbesa në shtëpi të vet, nuk donte të flinte tek krevati i saj.
Unë sinqerisht nuk doja ti prishja regjimin fëmijëve,madje u kërkova edhe falje. Kur u ndanë me të ëmën gocat as nuk e përshëndetën fare. Aty nusja ime nuk duroi dot, donte se sben me forcë puthjen. Gocat bërtisnin Nana, nana dhe e madhja shtrihet përtokë e perplas këmbët. Nusja me tha nuk kam nevojë të m'i mbash fëmijët se m'i ke prishur! Ju lutem nëna çfarë mund te bëj unë që të arrij t'i afroj sërish vajzat të kujdesem si më parë si gjyshja e tyre që jam? Faleminderit të gjitha nenave që do të më japin ndonjë mundësi pajtimi me nusen e djalit!

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!
Last edit: 9 years 9 months ago by Facebook.

Please Log in to join the conversation.

Time to create page: 0.275 seconds