Dua gjysmën e lekëve, që merr çerdhja! - na tha mamaja e burrit. 

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
9 years 9 months ago - 9 years 9 months ago #7076 by Facebook
Nena bebevogëlushe mirëmbrëma!
Jam në muajin e 5-te të shtatzanise dhe punoj për fat, por për të arritur te mbaj punën më duhet të kthehem pas pak javësh pas lindjes së bebit në punë.
Une jetoj me burrin që punon dhe vjehrrën time, që na kishte premtuar se do të kujdesej për bebin.
Nuk e di se çfarë pati dhe ju tek këto ditë të na thoshte se do kujdesej për djalin, por me lekë. Dua gjysmën e lekëve, që merr çerdhja na tha mamaja e burrit. Im shoq ngeli me gojë hapur edhe unë gjithashtu, por nuk i tha gjysmë fjale të ëmës.
Nuk kemi lënë asgjë të sigurt, por unë jam më tepër e ofenduar, se për lekët nuk i kam problem t'i jap. Jemi të dy në punë dhe nuk eshte se na prish punë një 350 euro.
Une i thashe burrit se do shtoj edhe 300euro dhe e di qe atje shoqërohet me beba të tjerë, sesa tja lë vjehrrës me lekë dhe nuk i bën asnjë aktivitet.
Ai nuk pranoi. Më mirë të kujdeset mami thotë.
Çfarë më keshilloni të bëj moj nëna?!
Faleminderit për çdo këshillë!

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!
Last edit: 9 years 9 months ago by Facebook.

Please Log in to join the conversation.

Time to create page: 0.411 seconds