Edhe pse im bir më do dhe më përqafon kur shkoj në punë më thotë: ti je babi keq, nuk të kam më babi

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
9 years 9 months ago - 9 years 9 months ago #7053 by Facebook
Pershendetje Bebe&Vogelushe!
Unë që ju shkruaj jam baba i një fëmije gati 3 vjec. Ai nuk më do afër.
Nuk është se kam pasur një lidhje të hapur dhe të afrueshme me të, arrij t'i jap gjithçka që mundëm, sepse punoj dhe nuk kam shume kohe në dispozicion të tij.
Kur djali ynë sillet keq jam gjithmonë unë ai që ngre zërin për ta qortuar, e ëma nuk i flet t'i thotë diçka,por ju betohem se nuk kam vënë kurrë dorë mbi të.
Kështu edhe kur grindemi me njëri tjetrin e bëjmë gjithnjë para tim biri.
Shumë shpesh ime shoqe ma largon djalin me justifikimin se shkon te takojë gjyshërit dhe rri atje për shumë javë me radhë.
Djalin arrij ta shoh psh pak a shumë 15 ditë brenda këtyre muajve. Gjithashtu i ka rënë edhe një sëmundje motrës sime, ndaj duhet t'i rri afër në spital.
Edhe pse im bir më do dhe më përqafon kur shkoj në punë më thotë: ti je babi keq, nuk të kam më babi...
Jam i vetmi të cilit i thotë këto fjalë!
Kerkoj ndihmë!
Si mund ta ndryshoj këtë gjendje? !

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!
Last edit: 9 years 9 months ago by Facebook.

Please Log in to join the conversation.

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
9 years 9 months ago #7054 by Facebook
Na vjen keq për gjendjen në të cilën ndodheni dhe vuajtjen që ndjeni. Femijet janë gjithnjë të hapur dhe të sinqertë, por në rastin tuaj ky sinqeritet për ju kthehet në një thikë të ngulur në zemër. Kur fëmijët tanë shprehen kështu çdo prind do ta vuante. Ju na shkruani se jeni një baba i kujdesshëm edhe pse nuk keni mundësi ti kushtoni kohë, gjithashtu po kaloni një periudhë të vështirë familjare. Edhe puna ju mban larg nga ai, por nëse nuk keni kohë si sasi, mos u dorëzoni, por jepini kohës që kaloni me djalin tuaj cilësi. Ka shumë baballarë që i shohin femijet vetëm fundjavave, sepse kur kthehen në shtëpi vonë, femijet tashmë janë vënë në gjumë. Shpjegoni gjithçka fëmijës suaj me fjalë të thjeshta: puna nuk më lë të rri me ty, por te dua shumë dhe se më vjen shumë keq, po aq sa edhe ty, që nuk po e shijojmë shoqërinë e njeri tjetrit.
Fëmijët ndoshta i dinë këto gjëra, por qetësohen shumë kur i dëgjojnë të përsëriten pa fund nga goja e prindërve.

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
9 years 9 months ago #7055 by Facebook
Edhe diçka e fundit!.
Ju na shkruani se ziheni në sy të djalit me nënën e tij. Ju atë pak kohë që i jepni djalit tuaj duhet ta kaloni jo duke u zene me mamin. Pak ju sheh, edhe atë pak kohë i duhet tju shohë të ziheni me mamin... Kam frikë se vështirë të ndërrojë mendim mbi të atin
Çdo çift ka mosmarrëveshje mbi mënyrat edukuese të fëmijëve, por nuk duhet të kthejnë fëmijët e tyre në spektatorë të ulur në divan, ndërkohë që ju ziheni,për ta, sepse do të ndihen se shkaku se zihen prindërit janë ata.
Edhe mami ka një rol të rëndësishëm në afrimin mes jush, t'i thotë djalit se shkaku që punon shumë babi nuk është faji i tij. Djali ju përqafon se ju do shume, por po ju kërkon të rrini më shumë pranë tij.
Nëse të rrini më shumë pranë tij është e pamundur, mundohuni të bëni aleatët tuaj mamin dhe gjyshërit, që t'i flasin mirë për ju djalit dhe ta ndihmojnë të kapërcejë këtë mungesë sa më lehtë të jetë e mundur. Përshëndetjet tona!

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

Time to create page: 0.208 seconds