Ishim te lidhur,te ''dashuruar'' mbeta shtatzane,ai nuk e pa kurre femijen

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
10 years 6 months ago - 10 years 6 months ago #3421 by Facebook
Publikoje te lutem
Lexova diku kete shkrim : Një njerk, kur merr një grua me fëmijë, quhet hero që shpëtoi familjen nga shkatërrimi.
Një njerkë quhet vetëm "ajo që gjeti burrë dhe mjerë fëmijët"
Dhe dikush kishte komentuar qe nqs nje femije mbetet jetim nga nje prind pa baba ose pa nene me mire te shkoje ne jetimore.
O nena u ndjeva shume keq nga ajo femer e ceket qe kishte komentuar ashtu.
Une jam nje vajze shume e re ne moshe, dhe po e rris e vetme evladin tim sepse i ati nuk mbajti pergjegjesite,u largua.Ishim te lidhur,te ''dashuruar'' mbeta shtatzane,ai nuk e pa kurre femijen,nuk pyeti kurre per ne,iku krijoi familje tjeter diku larg.Une po i jap gjithe dashurine e kesaj bote,te gjithe ne familje ma llastojne shume,gjithe diten ne krah ma mbajne,gjithe familja me ndihmon shume,te qahem me vret Zoti,cdo gje me dergojne nga jashte shtetit.Pyes veten si do i them femijes tim kur te rritet dhe pak e te kerkoje te atin,fjala e pare qe tha ishte bab bab,gjithe kohes ate emer ka ne goje,a duhet tia tregoj fotot e tij nje dite,a duhet ti tregoj se nuk e deshi,nuk na deshi,si mundet tia them kete gje?Cfare genjeshter duhet te shpik e sa gjate do rrezistoj ajo...E nqs nje dite fati do me trokase,a do jem ne gjendje qe te krijoj familje,a do kem guxim te jetoj me nje te huaj bashke me femijen tim,a do ma doje,kam shume frike...tani sdo gjaku gjakun e vet e jo me njerku...Kerkesa kam patur dhe jashte shtetit por nuk guxoj te mendoj jo me te aprovoj,dua shume qe ti jap femijes tim nje baba te perkushtuar,nje familje,nje njeri te mire para se ajo te filloje te kuptoje e te njohe ,nuk di a do kem ndonjehere ate fat...Me falni qe u zgjata,Zoti iu dhente shendet kudo gjithe femijeve sepse jane engjej te pafajshem.

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!
Last edit: 10 years 6 months ago by Facebook.

Please Log in to join the conversation.

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
10 years 6 months ago #3478 by Facebook
Nëse dëshironi te shtoni komentet tuaja apo të lexoni komentet e Bebevogëlusheve tona ja linku përkatës

m.facebook.com/story.php?story_fbid=1005...46307063333&refid=17

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

Time to create page: 0.312 seconds