Jam perpjekur te dal me vete prej dy vjetesh, por mami me babin nuk me lene, Nuk pranojnë..!

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
9 years 6 months ago #8868 by Facebook
Miredita Bebe&Vogëlushë!
Jam një vajze 22vjec.
Prinderit e mi jane shume te rrepte sidomos mami!
Me kane kontrolluar cdo veprim qe beja qe adoleshente.
Jam ndjerë gjithmonë e kontrolluar dhe nen presionin e tyre, e ndrojtur dhe me thene te drejten edhe pak e shemtuar, me duket sikur askush nuk do me doje kurre.
Jam perpjekur te dal me vete prej dy vjetesh, por mami me babin nuk me lene, Nuk pranojnë ne asnje menyre.
Do doja me ne fund te shpetoja nga kjo gjendje ankthi edhe pse vellai im eshte martuar dhe jam me kunate brenda!
Nuk dua te gjykohem me nga askush per zgjedhjet qe bej dhe t'ia dal mbane vete! Si e keni fituar ju vete pavarësinë, sigurisht per ato vajza qe kane qene ne pozitat e mia.
Faleminderit nese me jepni mendime!

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
9 years 6 months ago #8869 by Facebook
E dashur jam dakort me ju, qe ka ardhur koha te vini krahe dhe te merrni fluturimin vetem dhe e pavarur.
Zakonisht hapi i pare që duhet ndërmarrë për t'u bërë e pavarur është të siguroni të ardhurat e nevojshme për të jetuar pa i shtrirë dorën askujt.
Fakti që prindërit tuaj nuk pranojnë kurrësesi të largoheni prej tyre tregon se ata ju duan dhe dëshirojnë të veprojnë kështu për tju mbajtur sa më gjatë në mbrojtjen e tyre, për tju pasur pranë gjithmonë.
Ndaj ajo që duhet të ndërpresë këtë jeni vetëm ju. Ndoshta në fillim do tju bërtasin apo tju mbajnë mëri, por me kalimin e kohës ato te bërtitura do të kthehen në këshilla.
Urimet tona më të mira për jetën tuaj!

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

Time to create page: 0.175 seconds