shoqet më thonë : e njohim, ka një fëmijë me ish gruan e tij dhe ai vetë nuk ka asgjë,

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
9 years 9 months ago #6949 by Facebook
Vajza ime eshte dashuruar pas një burri pa shtëpi, pa pasuri e pa katandi. E gënjen se ka familjen e vet jashtë shtetit, por në qytet të gjitha shoqet më thonë : e njohim, ka një fëmijë me ish gruan e tij dhe ai vetë nuk ka asgjë, është i pastrehë...! Goca ime është gati 16 vjeç. Eshtë shtatzane dhe nuk do ta heqë fëmijën!
Meqenëse është minorene akoma dhe nuk është në gjendje të marrë këtë përgjegjësi kaq të madhe, a mund ta detyroj të abortoje?!
Jetojmë në Cremona të Italisë.
Ju falenderoj nëse me tregoni rrugën e duhur, që duhet të zgjedh me të?

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
9 years 9 months ago #6950 by Facebook
E dashur nënë e faqes sonë! Ne ju këshillojmë të mos e merrni me forcë bijën tuaj të abortoje! Përpiquni t'a zgjidhni pa u zënë me vajzën.
Aborti në këtë moshë sidomos tek vajzat, që nuk dëshirojnë ta ndërpresin shtatzanine në mënyrë të vullnetshme, mund të sjellë pasoja të rënda psikologjike, mos harroni se nuk e bën as për tju kundërshtuar, siç do të bënte çdo adoleshent në këtë moshë,as nga ndonjë dëshirë e madhe për ta lindur këtë fëmijë...
Do të bënit mirë të drejtoheshit në ndonjë nga qendrat e shërbimeve në qytetin, ku thatë se jetoni, ose tek ndonjë profesionist, që do t'ju ndihmojë të flisni pa u grindur, por me qetësi, që ta ndihmoni në këtë çast të vështirë, ku ka nevojë për ndihmë.
Duhet të arrini të krijoni një gjendje, në të cilën vajza juaj të ketë mundësi të bëjë zgjedhjen e duhur
Përshëndetjet tona!

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

Time to create page: 0.394 seconds