- Posts: 8825
- Thank you received: 54
Më braktisën kur isha me barkun tek goja
- Topic Author
- Offline
- Platinum Member
-
Less More
10 years 8 months ago - 10 years 8 months ago #2596 by Facebook
Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!
Më braktisën kur isha me barkun tek goja was created by Facebook
Përshëndetje nëna!
Kam dy vjet që jam bërë mami I Kozetës mrekullisë që më fali jeta. Jam e lumtur që në periudhën më të papërshtatshme të jetës sime, kur duhet të diplomosha dhe të jepja provimet e maturës, zgjodha jetën dhe jo abortin për zemrën time. Djali me të cilin isha e dashuruar bëri çmos që ne ta abortonim Kozetën, por kam luftuar me të gjithë për ta mbajtur dhe rritur. Atëherë, kur isha shtatzënë të gjithë i kisha kundër, thua se fëmija im ishte turpi më i madh për ta. Sot të gjithë duan të vijnë pranë saj.... Është vajza ime, është mbesa ime thonë... Madje babai I saj më lutet të kthehemi sërish bashkë dhe ta rrisim të dy. Nuk e bëj dot të kthehem më pas, sepse e njoh, e di që në rastin më të parë të vështirë do të më lërë vetëm! Sot punoj arrij të rris vajzën, ta çoj në kopsht, të kujdesem vetë për të, nuk i dua pranë ata që më braktisën kur isha shtatzënë. Nuk arrij ti fal. Asnjë nuk meriton ti rrijë pranë Kozetës që dje, mund të mos ekzistonte, po të kishin ata në dorë të zgjedhin..... Nëse do ti njoh ata me vajzën time do ta bëj vetëm për të, se nuk mund të rritet pa njerëz të afërt, por më besoni kam një mllef të paparë kundrejt atyre që më braktisën kur isha me barkun tek goja! Nuk e meritojnë një fëmijë që nuk e deshën kurrë! Ju lutem si mund ta mposht gjithë këtë urrejtje që ndjej të gjithë?!
Ju falënderoj që më dëgjuat dhe nëse më keshilloni diçka!

Last edit: 10 years 8 months ago by Facebook.
Please Log in to join the conversation.
Time to create page: 0.227 seconds