- Posts: 8825
- Thank you received: 54
- Forum
- Zona e Mamave
- Përvojat personale
- Mos më gjykoni si një vjehrrë të ardhshme shtrigë, por si nënë e preokupuar për të ardhmen e djalit
Mos më gjykoni si një vjehrrë të ardhshme shtrigë, por si nënë e preokupuar për të ardhmen e djalit
- Topic Author
- Offline
- Platinum Member
-
Less More
10 years 8 months ago #2580 by Facebook
Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!
Mos më gjykoni si një vjehrrë të ardhshme shtrigë, por si nënë e preokupuar për të ardhmen e djalit was created by Facebook
Përshëndetje B&V!
Ju ndjek gjithmonë edhe pse fëmijët e mi janë të rritur tashmë, me shpresën se do të hapen sa më shumë tema edhe për fëmijët më të rritur në moshë. Edhe dalja e tyre në jetë, vetëm me forcat e veta, ka shumë rëndësi sa edhe fëmijëria e tyre. Nuk mendoja se do tju shkruaja, sepse siç thashë ju ndiqja vetëm me like, por ja që kurrë mos thuaj kurrë, djali im I dytë është 17 vjeç dhe është njohur me një vajzë të mirë që e do por nuk besoj se i do të mirën, sepse po e shtyn të lërë përgjysmë shkollën dhe të fejohen. Ëndrra e djalit tim është ose më saktë ishte para se të njihte këtë vajzë të bëhej mjek, pra të vazhdonte shkollën. Nuk dua ti hyj hak njeriu, por ajo po i shkatërron të gjitha sakrificat tona dhe të djalit për një të ardhme profesionale, që është mëkat ta lësh në mes pas kaq vitesh sakrificë. Dua të flas shtruar me tim bir që të mos dëgjojë të dashurën, por të mbarojë shkollën njëherë, por nuk di nga është më mirë t'ia nis, që ta bind të vazhdojë. Theksoj që jetoj jashtë Shqipërisë. Ju faleminderit nëse nuk më gjykoni si një vjehrrë të ardhshme shtrigane, por si një nënë e preokupuar për të ardhmen e djalit që i ka të gjitha mundësitë të arrijë aty ku donte. Ju faleminderit nëse më jepni një mendje objektivisht! Kalofshi bukur!

Please Log in to join the conversation.
- Forum
- Zona e Mamave
- Përvojat personale
- Mos më gjykoni si një vjehrrë të ardhshme shtrigë, por si nënë e preokupuar për të ardhmen e djalit
Time to create page: 0.361 seconds