Nuk ju duket makaber që një bir të përzërë ata që i kanë rritur me thërrime!

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
10 years 9 months ago #2558 by Facebook
Mirëmbrëma Bebe vogëlushë!
Dua t'ju kërkoj një këshillë për zemrën që më pikon lot e gjak bashkë! Jam e martuar, dhe kam një fëmijë të bukur si drita. Familja që kam krijuar është e mrekullueshme dhe unë me fatin e një mbretëreshe, si në ekonomi ashtu edhe shpirt. Zemrën ma godet çdo ditë vetëm halli im madh që ka zënë prindërit e mi. Vëllai i ka përzënë nga shtëpia dhe për momentin po rrinë tek një kushërira e babit sa ti bej letrat dhe ti marr me vete. Pyetja e parë që dua t'ju bëj është: a mund ti marr përgjithmonë këtu ku jetoj në Angli dhe çfarë dokumentash duhet tu nxjerr që t'ia arrij qëllimit.
E dyta babi me mamin tim vërtet e teprojnë me ato që thonë, por megjithatë nuk ju duket makaber që një bir të përzërë ata që i kanë rritur me thërrime! :( ju falënderoj paraprakisht nëse më ndihmoni! Uroj me gjithë zemër jetë të gjatë e të lumtur për të dashurit tuaj!

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

Time to create page: 0.219 seconds