Letra mallëngjyese e një mami, me vajzë autike
Kate është një fëmijë e prekur nga Autizmi. Pas shëtitjes me prindërit e saj Disneyland merr rrugën e kthimit në shtëpi me avion dhe ulet në avion afër një të panjohuri. Shannell e ëma e vajzës, në blogun e saj shkruan një letër drejtuar atij pasagjeri ulur pranë të bijës dhe e falenderon, që ai luajti me të bijën, që i kapërceu frikën dhe paragjykimet dhe që i dhuroi buzëqeshje dhe pak nga koha e tij.
Ja dhe teksti i letrës i publikuar në sitin FaitHit:
"I dashur 'babi' i vendit 16C në fluturimin1850 nga Philadelphia!
E ula Kate në qendër duke e ditur shumë mirë se do të udhëtonte me një të panjohur. Duke e ditur mirë maninë e saj për të hapur dhe mbyllur perden e dritares së avionit vendosa ta ulja në një vend tjetër. Me ne ishte dhe një skuadër e plotë basketbolli, mendova se do të ulej me ta, por jo, përkundrazi të gjeta ty.
Sapo u ule, ajo filloi të fërkohej pas krahut tënd: kostumi yt i butë asaj i pëlqente, pastaj kur Kate të tha 'Përshëndetje babi, kjo është mami im questa è la mia mamma', ti e tërhoqe menjëherë, e bëre për vete. Edhe aty ti vazhdove lojën. Mund të ishe nevrikosur, mund ta kishe injoruar, mund të më kishe hedhur një vështrim si për të më thënë "kontrollojeni". Përkundrazi nuk u tërhoqe mbrapsht, sepse ndoshta mund të kuptoje, se ajo nuk po të ngatërronte me babin e saj, por po vinte në provë besimin që kishte tek ti. Nëse të quajti 'babi' kjo do të thotë, se ajo mendonte se ju të dy mund të shkonit mirë. Fillove të bisedosh me Kate duke e pyetur mbi çdo gjë që i përkiste breshkave Ninja, pastaj luajtët me pellushave.
Kur të zgjati Schroeder-in dhe të kërkoi të luaje të inatosurin (besomë, për të është një nder), ti luajte me të dhe nuk dukeshit fare i bezdisur.
Vazhduat të argëtoheshit së bashku, pastaj të la të pushoje pak, të paktën sa të luante me kukullat Barbie. Vë bast se edhe ti ke një vajzë. Problemet filluan pak para uljes. Kate filloi të ulërinte, nuk donte të lidhte rripin e sigurimit dhe donte të hapte derën e avionit. Edhe pse ishte e vështirë ta kontrolloje, provove t'ja tërheqësh vëmendjen me lojërat e saj dhe kjo më mbushi me emocion. Faleminderit që na liruat rrugën tek dalja dhe që i dhatë një përqafim. Kur zbritëm nga avioni ndihej shumë mirë, nëse do ta dish. Për këtë të falënderoj! Faleminderit që nuk më le të përsëris shprehjet e zakonshme të të kërkuarit falje, që shpesh duhet ti them në publik, që kaluat kohën tuaj me Kate-in tim, duke i dhuruar fluturimin më të bukur të jetës së saj dhe që latë mënjanë leximin e gazetave, për të luajtur me të.
Kjo histori i kushtohet të gjithë atyre, që mposhtin frikën, paragjykimet e tyre për t'u qëndruar pranë pa komplekse fëmijëve autikë, qoftë edhe për pak kohë.