× Cilat janë ditët pjellore, çfarë është koha më e mirë për të mbetur shtatzënë, si mun ta njohin ovulacionin

Ai kërkon me ngulm një fëmijë, edhe unë, por nuk dua të kryej marrëdhënie seksuale me të.

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
9 years 9 months ago #6900 by Facebook
E nderuar faqe B & V!
Ndoshta do më sulmojnë nënat tuaja, por me të vërtetë nuk kam me ke te shprehem. Jam 35vjec dhe kemi 10 vjet të martuar.
E dua burrin tim, por kemi kohë që nuk kryejmë marrëdhënie intime, se unë nuk dua.
Burri im e do dhe kërkon me ngulm një fëmijë, me thënë të drejtën edhe unë, por nuk dua të kryej marrëdhënie seksuale me të.
Jam e sëmurë, që nuk arrij të dëshiroj të kem raporte me tim shoq, nuk ia ndjej nevojën fare? A ka ndonjera nga ju, që ka dëgjuar si rastin tim?
Dëshira për fëmijë sa vjen e bëhet më e madhe, por që të kesh fëmijë duhet të kryesh marrëdhënie...
Theksoj se burrin e dua, nuk është se nuk e dua!
Ju pershendes!

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
9 years 9 months ago #6901 by Facebook
E dashur mikeshë e faqes sonë!
Mendoj se ai që është i sëmurë nuk jeni ju, por marrëdhënia juaj bashkëshortore mund të ketë pësuar ndryshime rrënjësore.
Marrëdhëniet intime në një martesë janë gjëja më kryesore në të. Do të bënit mirë të kontaktoni një psikoterapist çiftesh.
Ju përshëndesim!

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

Time to create page: 0.205 seconds