- Posts: 8825
- Thank you received: 54
Kinë, mamaja kanibale kafshon të birin e sapolindur
- Topic Author
- Offline
- Platinum Member
-
Less More
10 years 8 months ago #2577 by Facebook
Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!
Kinë, mamaja kanibale kafshon të birin e sapolindur was created by Facebook
Një histori vërtet absurde e tragjike ka ndodhur në Shenzhen, në Kinën e jugut: një grua është përpjekur të hajë të birin 3ditësh. Nëna kanibalë kafshonte të voglin dhe ishte shkaktonte në lëkurën e tij delikate shenja të dukshme dhune. Një infermiere e spitalit, ku kishte lindur nëna e vuri menjëherë mamanë 24 vjeçare Li Zhenghua - shkruan e përditshmja Mirror - që po I kafshonte krahun të birit në mënyrë shumë agresive, nofullat e saj shtrëngonin fort gjymtyrën e sipërme e të sapolindurit. Një skenë me të vërtetë rrënqethëse. Instinktivisht infermierja ia ka dhënë ulerimës për të tërhequr vëmendjen e urgjencës dhe është përpjekur t'ia heqë prej duarsh nënës kanibale të voglin, por nuk arriti menjëherë të bënte diçka. Gruaja në fakt nuk e lëshonte të birin. Nuk janë ende të njohura qëllimet e këtij veprimi: bëhet fjalë vërtet për një grua kanibale? Mjekët e spitalit, që kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje, janë detyruar të përdorin qetësues, për ta qetësuar gruan dhe të shpëtojnë foshnjën. Gruaja e re ishte e pastrehë: ishte marrë nga rruga dhe sjellë në spital, për ti dhënë mundësi të bëjë lindje të sigurtë. Nuk përjashtohet që të kishte dhe probleme psikike. Ashtu siç mund të shihet dhe në foton e publikuar nga Mirror në krahun e vogël të foshnjës duken qartë shenjat e dhunës: foshnja shfaq ënjtje dhe plagë për fat jo të rënda. Tani forcat e rendit po mundohen të largojnë me forcë foshnjën nga gruaja, sepse duket qartë se në këto çaste e reja nuk është në gjendje të jetë një mama e mirë. Ka shumë gjasa që fëmija të birësohet.
Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!
Please Log in to join the conversation.
Time to create page: 3.092 seconds