Nje mikja ime më pyet nese egziston aborti me anë te kokrrave?

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
11 years 4 months ago - 11 years 4 months ago #1477 by Facebook
Doja të bëja nje pyetje, se nje shoqja ime sapo ka ngelur shtatzene, dmth sapo e ka kuptuar edhe më pyet nese egziston aborti me anë te kokrrave?
Dmth pa bere ato nderhyrjet e tmerrshme?

B&V
Problemin per te cilin na shkruani, ka hapur dhe vazhdon te hape shume debate.
Po i shmangem shprehjes se mendimit tim mbi nderprerjen e deshiruar te shtatzanise dhe po perpiqem te sjell me pak fjale mendimin e pergjithshem te gjinekologeve.
Problemi per te cilin po shkruani ka te beje me etiken mjekesore, te drejten ligjore si dhe me parimet shoqerore.
Te nderpresesh nje shtatzani pa shkak shëndetsor te caktuar, mendohet se nuk eshte nje gje e drejte, si duke u nisur nga kendveshtrimi human dhe ai shendetsor. Ndersa nga pikepamja ligjore, ligjet i japin te drejte zgjedhjeje.
Nese mikja juaj me zgjedhjen e saj do te paraqiste probleme shendetsore per bebin e ardhshem, apo dhe për veten e saj, atehere do ti jepnim keshilla te vlefshme.
Ne rast te kundert, nga kjo faqe por dhe nga çdo mjek tjeter besoj se nuk do te marre dhe nuk duhet te marre keshilla të tilla.

Nje nderprerje shtatzanie, perveç anes morale, paraqet edhe pasoja shendetsore te cilat mund te jene te pariparueshme per jeten dhe kerkesat e saj familjare te mevonshme, sepse, nderprerja e shtatzanise ne menyre te vullnetshme, mund te sjelle situata te tilla, qe ajo te mos keni me mundesi per te lindur femije.
Ne çdo konsultore eshte e mundur qe te merrni info pa fund se si te shmangim shtatzani te padeshirur.
E meqenese tashme gjithcka ka perfunduar, si per te ruajtur shendetin e saj dhe te foshnjes i bejme thirrje si faqe kulture te rritjes foshnjore, si nene dhe si grua, mos te beje hapa qe me vone mund ta bejne te pendohet .

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!
Last edit: 11 years 4 months ago by Facebook.

Please Log in to join the conversation.

Time to create page: 0.616 seconds