10muajsh TESTI qe na ndihmon te zbulojme nese femija yne sheh mire

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
11 years 6 months ago - 11 years 6 months ago #883 by Facebook
Meqenese une dhe im shoq perdorim syze, nje nder shqetesimet tona me te medha eshte:
Po femijet tane do te kene probleme me shikimin???
Afersisht rreth 10 muajve jete kam lexuar se behet nje test qe tregon nese femija sheh mire apo jo.
Duke thene se pari se nje vizite tek okulisti eshte e nevojshme brenda vitit te pare te jetes, aq me teper kur ne familje ka tashme persona me probleme ne sy, prinderit mund te vene re me kujdes sjelljen e femijeve te tyre duke mbledhur keshtu (ne rast se ka) sinjalet shqetesuese.
Ne muajt e pare te jetes eshte e rendesishme te kontrollosh aftesine e femijes sone, per te ndjekur me sy:
objektet e vogla
ose burimin e nje drite.
Gjithashtu ne kete moshe mund te kryejme te ashtuquajturen -prove te refuzimit- ose -refleksin e rebelimit- e nevojshme per te zbuluar qe ne kohe te hershme pranine e ambliopise, pra nje funksion pamor me te ulet se norma.
Testi zhvillohet ne kete menyre:
Verehet femija, kur i ka te dy syte hapur;
te kete nje sjellje te qete dhe indiferente;
Pastaj i mbulohet ne fillim njeri sy dhe me vone tjetri me nje dore.
Nese reagimi eshte serish i qete dhe indiferent, nuk ka asnje problem!
Nese qan ose rebelohet, do te thote qe me syrin e zbuluar sheh keq.
Kjo prove e perseritur per cdo sy disa here, derisa te kemi arritur nje perfundim te sigurte, te jep mundesi te prenotosh keshtu menjehere nje vizite me specialistin.

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!
Last edit: 11 years 6 months ago by Facebook.

Please Log in to join the conversation.

Time to create page: 0.162 seconds