Jam një nënë shumë e shqetësuar për cunin tim 7vjec e gjysmë, që do të lyejë gishtat me manikyr.

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
9 years 6 months ago #8522 by Facebook
Mirembrema nena!
Jam një nënë shumë e shqetësuar për cunin tim 7vjec e gjysmë, që do të lyejë gishtat me manikyr.
Sheh gjithmonë kunatën, që i lyen shpesh dhe qan për t'i lyer moj nëna!
Para një jave u mundova t'i shpjegoja se cunat nuk lyejne gishtat dhe se manikyri te ben keq gishtat!
Asnje rezultat!
Me vjen keq per te se e tallin edhe shoket e klases! Ju lutem nena me ndihmoni!
Ju falenderoj per cdo ndihme!

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
9 years 6 months ago #8523 by Facebook
E dashur mami B&V!
Fëmijët imitojnë në cdo cast të rriturit dhe nuk kanë të qartë se cfarë është për femra dhe cfarë është për meshkuj.
Sigurisht që djali juaj është pak i madh, zakonisht lodrat dhe veshjet fëmijët me moshë më të vogël i ngatërrojnë, ndaj ju keni bërë mirë që ia keni shpjeguar, sepse në këtë moshë duhet t'i kuptojë diferencat midis sekseve.
Mundohuni t'i flisni qetë dhe t'i shpjegoni pa u nxehur dhe pa pavendosmëri që ka gjëra që i bëjnë meshkujt dhe ka gjëra të tjera që i bëjnë femrat.
Psh kur të rritet si babi do rruajë mjekrrën, ndërsa mami lyen gishtat me manikyr.
Mos i bërtisni, por ndihmojeni të kuptojë dhe të gjejë veten në modelin mashkullor të babit, gjyshit, dajës, xhaxhait etj.
Veprimet që bën si femrat nuk duhet t'i shani apo tja përcmoni, por t'i propozoni sa më shpesh të vëzhgojë veprimet e familjarëve të tij meshkuj.
Thoni babit psh ta marrë një mbrëmje në banjë dhe të lyejnë të dy fytyrën me shkumë rroje dhe mami t'i shkrepë një foto kujtim, që nuk ka për ta harruar kurrë! :)

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

Time to create page: 0.237 seconds