jam një nënë me shumë ankthe dhe nuk më hiqet nga mendja frika nga vdekja e foshnjave në djep

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
9 years 9 months ago #7183 by Facebook
Jam një nënë e re 26 vjeç dhe kam një vajzë 3muajshe. Mbaj mbi vete përvojën e dhimbshme të dy aborteve spontane para se te behesha nene.
Vajza është shëndoshë e mirë si mollë, por unë jam një nënë me shumë ankthe dhe nuk më hiqet nga mendja frika nga vdekja e foshnjave në djep. Kam lexuar shpesh mbi këtë argument gjatë shtatzanisë dhe tani më ka ngelur mendja aty, duke kontrolluar vajzen gjithë frike se si do t'a gjej?
A eshte normale? Me duket vetja nje nene e keqe që nuk di ta mbroje vajzen e saj të vogël.
E di shume mire qe këto që mendoj janë budallallëqe, por ja qe me eshte kthyer në fiksim.
Çdo lloj ndihme është e mirepritur sepse nuk po arrij ta gezoj vajzen time,
Faleminderit!

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
9 years 9 months ago #7184 by Facebook
Nëse ju arrini të kujdeseni për foshnjën tuaj për nevojat biologjike dhe afektive dhe sidomos nëse keni ndihmen e njerëzve tuaj më të dashur, nuk besoj se ky ankth do të zgjasë gjatë.
Ndodh shpesh tek njerëzit e ankthuar të mendojnë dhe rimendojnë gjërat më të ekzagjëruara, sesa duken (realiteti tregon se përqindja e vdekjeve në djep është shumë e ulët, sidomos kur kane kaluar moshen neonatale, e porsalindurve). Mundohuni të mos i çoni nëpër mend këto gjëra dhe të shijoni foshnjën tuaj, pa u shqetësuar dhe pa fashuar kokën tuaj, pa e vrarë akoma atë!
Ju përshëndesim!

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

Time to create page: 0.238 seconds