Na ishte njehere...bebi im qe lexonte! ;-)

Bebi im qe lexonte
...dhe te them te drejten i lexoja libra qe ne bark! Pastaj e mora nder duar dhe i flisja, i tregoja me ze te ngrohte perrallla. Me ishte mbushur mendja top qe me degjonte, kur si per fat sot mora pergjigjen pozitive se bebat e mi me kane degjuar dhe une me kot jam ndjere si nje budallaqe! Femijet degjojne dhe c'te degjuar se... mesojini me librin qe pa ardhur ende ne kete jete dhe te jeni te sigurt qe edhe bebet "lexojne"
Ja me cilet libra te fillojme!
 
Nga 1-2 muaj
por edhe me pare.
Eshte i terhequr nga zeri i nenes. Nga vizatime, fotografi apo imazhe te fytyrave te njerezve.
Propozojini nina-nanat dhe kenget per femije, imazhe te qarta me format te madh, rreth 24 x 17.
 
Nga 6-9 muaj.
Rri tashme ndenjur
I pelqejne tej mase librat e ilustruar, qe kerkon ti arrije dhe ti fuse ne goje per "ti ngrene"
Te persosur librat rezistente, jotoksike, me faqe kartoni apo dhe materiale te tjere dhe vizatime me ngjyra te ndezuara.
 
12 muajsh
Zbulon boten.
Dashuron figurat qe u perkasin veprimeve familjare ( te haje, te bej nani, te luaje) ose kafshe te vogla me tekst ne rime. Ideale do te ishin librat me keto lloj ilustrimesh me tekst te shkurter ne forme kenge!
 
15 muajsh
Nese gjithcka eshte ne levizje.
I pelqen te ndjeke nje histori te shkurter, duke treguar me gisht personazhet dhe duke i kthyer vete faqet.
Zgjidhni volume sa me komode ne perdirom me tekste te shkurtra, vizatime te larmishme te qarta dhe te vizatuara me ngjyra te ndezura.
 
18 muajsh
Si nje ritual per dy.
Deshiron histori qe kane kafshe, femije , te jetes se perditshme dhe gjate te cilave pelqen jashtezakonisht te tregoje vete i pari perrallen.
Vereni ne skene tregimin duke imituar zerin e kafsheve, shprehjet humoristike te protagonisteve ose fytyrat qesharake te tyre.
 
24-30 muajsh
Para gjumit
Adhuron historite qe i japin shansin te identifikohet me personazhet, te cilet tregojne prova per tu kaluar, apo per te qeshur. Zgjidhni subjekte te jetes se perditshme (uturaku, frika, vellai apo motra me e vogel) ose histori aventurash me vizatime argetuese.

Shumica e fotove qe shoqerojne kete tekst jane realizuar nga Eduard junior. ;-)

Related Articles

blog comments powered by Disqus