Edukatoret e vinin ne denim dhe ndonjehere ka pesuar edhe dhune fizike, i gjuanin fort nga byci.

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
9 years 10 months ago - 9 years 10 months ago #6550 by Facebook
Pershendetje mama!
Ju faleminderit per kete faqe kaq te vlefshme!
Ju shkruan nje nene shume e shqetesuar per vajzen e vet. Ka qene gjithnje nje femije i gjalle dhe qe flet me shume sec duhet, ndaj ne kopsht edukatoret e vinin ne denim dhe ndonjehere ka pesuar edhe dhune fizike, i gjuanin fort nga byci.
E kane mbyllur edhe ne nje si tip aneksi , te rrinte ne nje kembe vetem, nderkohe qe femijet e tjere dhe edukatoret hanin dreke.
Megjithate ajo periudhe e veshtire per fat ka mbaruar. Tani vajza eshte ne klasen e pare, por nuk u flet fare edukatoreve, madje edhe kur e pyesin per dicka, ajo fut koken poshte bankes dhe nuk e nxjerr, derisa mesuesja te largohet dhe te merret ne nxenesit e tjere.
Mesuesja e saj me thote qe vajza juaj nuk sillet normal.
Jashte ambjenteve te shkolles eshte shume e qete, ne park luan, rruges pershendet dhe sillet shume normal.
Si tja bej o nena, ju lutem, se nuk e shoh dot te vuaje keshtu?

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!
Last edit: 9 years 10 months ago by Facebook.

Please Log in to join the conversation.

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
9 years 10 months ago - 9 years 10 months ago #6551 by Facebook
E dashur mami e faqes sone!
Sic mund te kuptohet lehte vajza juaj po perjeton oret qe kalon ne shkolle nen presion, nen ankth dhe duke u vecuar.
Kete e tregon fakti qe nuk do te duket, duke fshehur koken.
Ajo po mbrohet, me armet e saj, nga nje ambjent, qe i eshte mesuar tashme ta ndjeje si kercenues per te.
Fakti qe jashte shkolles nuk ka probleme tregon, se institucioni ku ajo shkon i duket kercenues.
Mundohuni te kaloni sa ne shume kohe me te, kohe aktive, qe te sherbeje per te dialoguar me te, tregojini si e kaluat diten tuaj dhe pyeteni cfare ndodhi ndonje gje e re ne shkolle sot, si ndihet, a ka ndonje shqetesim,
Vajza ka nevoje ta prisni dhe ta mbeshtesni sidomos ne ambjentin familjar, sepse vetem keshtu do te arrije te tregoje hapur, ne rast se e shqeteson a tremb dicka.
Flisni ne pas me mesueset hapur per kopshtin dhe keqtrajtimin qe i eshte bere, ne menyre qe ato te dialogojne me vajzen dhe ta mirepresin, qe vogelushes ti rikthehet serish besimi.
Ju leme urimet tona me te mira!

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!
Last edit: 9 years 10 months ago by Facebook.

Please Log in to join the conversation.

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
9 years 10 months ago - 9 years 10 months ago #6552 by Facebook
Lexoni edhe
SI TE KUPTOJME NESE FEMIJA YNE KEQTRAJTOHET NE CERDHE APO KOPSHT

www.bebevogelushe.info/forumi/pervojat-p...ne-parashkollor.html

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!
Last edit: 9 years 10 months ago by Facebook.

Please Log in to join the conversation.

Time to create page: 0.362 seconds