× Vuajtjet, dhimbjet para lindjes...

Pervoja e lindjes se nje nene

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
11 years 8 months ago #41 by Facebook
Pervoja e lindjes se nje nene was created by Facebook
Mirembrema Elda! Ju mama te reja dhe sidomos ju qe do beheni mama! Meqenese kam qene protagoniste e rregullt e faqes tuaj, doja te ndaja me ju per deshiren time dhe per ato femra, qe presin te behen nena diten, kur une linda engjellin tim! Ishte dt 5dhjetor, 40+4 dhe isha pak ne merak, qe po me kalonin ditet dhe djali im as nuk e kishte ndermend te dilte, i bie telefonit te doktorit dhe pas vizites me thote, qe do presim dhe 2dite, pastaj do e stimulojme procesin! Sigurisht qe do prisja,duke u kthyer ne shtepi, me makinen time, vetem, me fillojne prerje barku te lehta! E kuptova qe ishin dhimbje lindjeje, sepse e kishim mesuar tashme, si fillojne dhe vazhova qetesisht per ne shtepi! Ishte ora 6pasdite! Dhimbjet ishin cdo 30min dhe deri ne oren 9 e 30, qe u bene cdo 5min, mora doktorin dhe me tha nisu! Kisha shume emocione dhe me kapi dhe paksa paniku...mberrita atje, nuk isha gati akoma dhe me thane duhet te prisja! Kjo pritje zgjati deri ne oren 1 te nates, kur dhimbjet ishin vertet te forta, por e theksoj, qe ishin te perballueshme. Isha futur tashme ne fazen e dyte te lindjes, me dhimbjet e forta dhe pastaj ishte faza e trete lindja! Dhimbjet i perballova me shume force dhe deshiren per te patur djalin ne krahe, sepse ishin goxha te forta! Ne 4 e 30 erdhi finalja, isha duke lindur, kuptohet qe ishte e veshtire por per 10min pastaj pashe tim bir dhe gjithcka e harrova! Ishte dhe do jete momenti me i bukur i jetes time, qe s\'do ta harroj kurre ashtu sikurse ju ka ndodhur dhe ju dhe do ju ndodhe dhe atyre qe po presim te behen mama. Ju keshilloj te gjithave lindje natyrale, sepse s\'ka gje me te mire, qofte per ju e qofte per femijen tuaj! Une jam ngritur, qe ate dite ne kembe dhe isha shume mire, madje me thonin ulu, se je lehone e s\'duhet te te shikojne, qe leviz se te marrin ne mesysh..bla bla bla!
Dua ti uroj te gjitha mamave, qe presin te behen se shpejti, lindje te lehta dhe sa me shpejt me engjejt e tyre ne duar! Nuk dua te mbetem anonime!
S\'ka problem!
Faleminderit!

Ne po veme vetem emrin! Nga Sidita! E kemi parim, mesazhet publikohen anonim! :) Faleminderit!

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!
The following user(s) said Thank You: Iva

Please Log in to join the conversation.

Time to create page: 0.392 seconds