- Posts: 8825
- Thank you received: 54
- Forum
- Shtatzania
- Analiza dhe ekografia gjatë shtatzanisë
- Në fillim u tnerrova, por tani mendoj se edhe po të jetë me sindromën Down, nuk dua tja di.
× Gëzimet, shqetësimet, problemet nga ngjizja deri ne lindjen e fëmijës
Në fillim u tnerrova, por tani mendoj se edhe po të jetë me sindromën Down, nuk dua tja di.
- Topic Author
- Offline
- Platinum Member
-
Less More
9 years 9 months ago #6981 by Facebook
Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!
Në fillim u tnerrova, por tani mendoj se edhe po të jetë me sindromën Down, nuk dua tja di. was created by Facebook
Të dashura Nena!
Jam gati në javën e njëzetë dhe analizat më kanë nxjerrë vlera shumë të larta të Alfafetoproteines. Screen testi tregoi vlera jo normale të gjakut.
Meqenëse unë dhe i fejuari im vendosëm ta mbanim fëmijën vendosëm të mos bëjmë analizën e amniocentezes. Në fillim u tnerrova, por tani mendoj se edhe po të jetë me sindromën Down, nuk dua tja di. Mezi pres të lindë dhe kam filluar të përgatis rrobat e bukura e të vogla!
Problemi qëndron se i fejuari im, që kur kemi marrë rezultatin e analizave, vjen të bëjë ekon me një fytyrë sikur do ta çosh ta varësh.
Mundohem t'i them se përqindja që të ketë sindromën Down është shumë e vogël, por ai nuk di të buzëqeshë një herë.
Qaj me dëshpërim kur nuk është ai afër, sepse e ndjej që ai po lëkundet shumë dhe nuk e do këtë fëmijë. Në vend që të më ngushelloje dhe të më mbajë dorën në këtë moment të vështirë, jam unë ajo që mundohem ta marr me të mirë.
Ju lutem keni ndonjë këshillë për mua? Faleminderit paraprakisht!

Please Log in to join the conversation.
- Topic Author
- Offline
- Platinum Member
-
Less More
- Posts: 8825
- Thank you received: 54
9 years 9 months ago #6982 by Facebook
Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!
Replied by Facebook on topic Në fillim u tnerrova, por tani mendoj se edhe po të jetë me sindromën Down, nuk dua tja di.
E dashur mike!
Dihet tashmë nga të gjithë që nëna lidhet më shumë dhe e pranon një fëmijë që në momentin e parë kur merr vesh se është shtatzënë. Për burrat duhet një kohë më e gjatë për ta arritur këtë lidhje.
Për këtë arsye dhe gratë arrijnë t'i përballojnë problemet si i juaji me shumë vendosmëri. Ndryshe ndodh me burrat.
Për një baba në përgjithësi fakti që nuk mund ta jetojnë brenda trupit të tyre këtë përvojë të jashtëzakonshme e bën të përballet me problemet, pak më vonë sesa nënat.
Kjo natyrë e të lidhurit me foshnjën është me e veshtire sidomos në rastin e foshnjës suaj.
Ndoshta kur të bëhet prind i fejuari juaj nuk është e thënë të mos e pranojë këtë situatë, sepse duke menduar ndoshta se e sheh të dhimbshme apo te pamundur ta përballojë një foshnjë me sindromën Down dhe sot kjo situatë e bën të ndihet plot dhimbje, sikur po shkon ta varin.
Mendoj se për sa kohë secili nga ju nuk do heqë dorë nga e tija dhe nuk të flisni seriozisht, për ta ndihmuar njeri tjetrin, do të ndiheni, gjithnjë, të dy, të vetmuar.
Edhe pse ju tashmë ndiheni e sigurte për foshnjën, mundohuni t'i thoni të fejuarit tuaj, se arrini ta kuptoni mirë dhimbjen e tij. Mos shpallni luftë njeri tjetrit, por të mbështesni njëri tjetrin, ti në frikerat dhe pasiguritë e tij, ndërsa ai ju në këtë periudhë delikate!
Me kollajxhe dhe shëndoshë si molla!
Dihet tashmë nga të gjithë që nëna lidhet më shumë dhe e pranon një fëmijë që në momentin e parë kur merr vesh se është shtatzënë. Për burrat duhet një kohë më e gjatë për ta arritur këtë lidhje.
Për këtë arsye dhe gratë arrijnë t'i përballojnë problemet si i juaji me shumë vendosmëri. Ndryshe ndodh me burrat.
Për një baba në përgjithësi fakti që nuk mund ta jetojnë brenda trupit të tyre këtë përvojë të jashtëzakonshme e bën të përballet me problemet, pak më vonë sesa nënat.
Kjo natyrë e të lidhurit me foshnjën është me e veshtire sidomos në rastin e foshnjës suaj.
Ndoshta kur të bëhet prind i fejuari juaj nuk është e thënë të mos e pranojë këtë situatë, sepse duke menduar ndoshta se e sheh të dhimbshme apo te pamundur ta përballojë një foshnjë me sindromën Down dhe sot kjo situatë e bën të ndihet plot dhimbje, sikur po shkon ta varin.
Mendoj se për sa kohë secili nga ju nuk do heqë dorë nga e tija dhe nuk të flisni seriozisht, për ta ndihmuar njeri tjetrin, do të ndiheni, gjithnjë, të dy, të vetmuar.
Edhe pse ju tashmë ndiheni e sigurte për foshnjën, mundohuni t'i thoni të fejuarit tuaj, se arrini ta kuptoni mirë dhimbjen e tij. Mos shpallni luftë njeri tjetrit, por të mbështesni njëri tjetrin, ti në frikerat dhe pasiguritë e tij, ndërsa ai ju në këtë periudhë delikate!
Me kollajxhe dhe shëndoshë si molla!
Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!
Please Log in to join the conversation.
- Forum
- Shtatzania
- Analiza dhe ekografia gjatë shtatzanisë
- Në fillim u tnerrova, por tani mendoj se edhe po të jetë me sindromën Down, nuk dua tja di.
Time to create page: 0.148 seconds