- Posts: 8825
- Thank you received: 54
- Forum
- Shtatzania
- Analiza dhe ekografia gjatë shtatzanisë
- Mendo çunin me dhomën rozë! - i pershperita
× Gëzimet, shqetësimet, problemet nga ngjizja deri ne lindjen e fëmijës
Mendo çunin me dhomën rozë! - i pershperita
- Topic Author
- Offline
- Platinum Member
-
Less More
10 years 8 months ago - 10 years 8 months ago #2597 by Facebook
Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!
Mendo çunin me dhomën rozë! - i pershperita was created by Facebook
Përshëndetje nana!
Jam një fanse e faqes suaj të mrekullueshme dhe doja edhe unë të ndaja me ju historinë time pak të ngatërruar
U dashuruam me djalin tonë që në ekografinë morfologjike, ditën kur morëm vesh seksin e fëmijës! Ishte djalë. Im shoq ngordhte për cik djalë dhe atë ditë qerasi gjithë dynjanë! Edhe unë u gëzova, por do të gëzohesha njësoj edhe po të ishte vajzë! Lyem dhomën me ngjyrë blu dhe posterat e Interit (askush nuk është i përsosur)
im shoq nga dyshemeja në çati, unë rrobat të gjitha me blu, të bardha dhe modele cunash, karrocën ngjyrë cunash! S'lashë nuancë mashkullore në dyqanet e Chicco-s. në fakt po të shkonit të blinit do gjenit ato kohë vetëm për goca
. Mezi prisnim djalin tonë, futbollistin tonë, Luisin tonë të vogël. Ditën që u zgjova me dhimbje, im shoq më ngriti në krahë dhe nuk më lëshoi vetëm kur i thanë doktorët: ik tashi se e kemi ne në dorë
dua të asistoj doktor
dhe e lejuan. Nuk ma lëshoi dorën deri në fund, kur mamia tha: t'ju rrojë Luisi, po si emër çunash duket. Ç'ne që i keni vënë emër çunash?! Im shoq ngriu, ma hoqi dorën dhe u afrua tek bebi... Ne na thanë për çun... të dy kemi ngelur me gojë hapur nga habia. Unë e mora veten shpejt, por me thënë të drejtën im shoq nxiu në fytyrë. Deri sa na e sollën Luizën në dhomë, pata ndjesinë se po mos ta kaloja me të qeshur babi nuk do ta donte kurrë vajzën. I thashë të afrohet dhe e putha në buzë fort. Mendo thashë duke I buzëqeshur, sikur të na thonin ishte gocë e të dilte çun. Mendo çunin me dhomën, që ne budallenjtë e kemi lyer me rozë! Shpërtheu në gaz dhe mori vajzën në krahë! Çuditërisht tani që e shoh paska qenë i ngordhur për gocë!
Jetë të gjatë engjejve tuaj!
Jam një fanse e faqes suaj të mrekullueshme dhe doja edhe unë të ndaja me ju historinë time pak të ngatërruar





Jetë të gjatë engjejve tuaj!

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!
Last edit: 10 years 8 months ago by Facebook.
Please Log in to join the conversation.
- Forum
- Shtatzania
- Analiza dhe ekografia gjatë shtatzanisë
- Mendo çunin me dhomën rozë! - i pershperita
Time to create page: 0.234 seconds