Poturet (pantollat) e Bebe&Vogëlushë 15muaj+
Paturet tona jane nje pjate e ngjashme ne shije me pizen, por ne ndryshim nga picat klasike nuk shtrohen mbi lopaten e furres, por kthehet peta dhe harxhi mbulohet dhe lidhet si ane byreku. Keshtu kjo shije kaq e dashur eshte shume praktike ne pjate, por ne doni ta shijoni ne maksimum hahen me duar, gjate xhirove, piknikeve me familjen,
ne plazh, park pse jo dhe per zemer paraditeje ne shkolle etj. Ne kete rast sa me te vogla te jene poturet aq me lehte shijohen.
Nje rast fantastik per ti gatuar eshte edhe per te mos hedhur poshte ushqimet e mbetura ne frigorifer. Cdo ushqim mund te futesh ne poturet B&V, qofte i kripur, qofte i embel:
Sallam
Proshute
Perime
Domate
Mozarele
Kerpudha
Salcice
Sallate lulekuqeje
Grimca djathi
Djathe krem
Mish i grire
Mish i grire me thike
Gjize
Veze
Cokollate
Recel
E dhjetera kombinime te tjera psh femijet e mi tifojne per Proshute dhe Mozarele. Mami ne fillim ben si trendy provon cokollate me gjize te fresket pa kripe :) pastaj behet pishman dhe bashkohet me kalamajte.
Me pyesin shpesh per dobesim dhe shendoshje. Per tu dobesuar i pjekim ne furre, per tu shendoshur i skuqim ne friteze.
Perberesit ushqimore per 8 Poture B&V
- 500 gr Miell tip 0
- 50 gr Vaj Ulliri
- 30 gr Sheqer
- 10 gr Kripe
- 200 gr Uje i ngrohte
- 1 tablete maja Birre
- Per mbushjen perberesit qe shkruam me siper.
Pergatitja:
Ne nje tas hedhim
miellin
vajin e ullirit
kripen
dhe sheqerin.
Bejme brumin me makineri, ose me luge.
Duke vazhduar perzierjen shtojme ujin.
Formojme 8topa brumi dhe leme ne qetesi te vije per 1ore e 45minuta ne vend te ngrohur derisa te kete ardhur dyfishin e volumit te brumit fillestar.
Hapim cdo top si pete dhe shtojme ne mes harxhin e pergatitur sipas deshires. Ne fund mbyllim peten ne formen e librit.
I pjekim ne furre ne furre te ventiluar per 20minuta ne temperaturen 200°C, ose i skuqim ne friteze, ose vaj te bollshem.
Ju befte mire!