Dicka mbi toksoplazmozen

Dicka mbi toksoplazmozen

E mira e te mirave do te ishte qe nena te dale pozitive testit te toxoplazmozit para se te mbetet shtatezene. Por para dhe jo gjate shtatezanise, sepse kjo semundje demton fetusin. Nese merret gjate muajve te shtatezanise. Une personalisht isha negative ashtu si ty dhe nena qe eshte negative duhet te beje sa me shume kujdes te mos haje pa lare mire fruta, perime, sallaten jeshile etj sidomos kur i ka nga kopshti i shtepise apo te blera nga tregu fshatar.

Asnjehere pa i lare mire madje ti lere per me shume se nje cerek ore ne uje dhe sode buke ushqimet qe shpelahen, per te ngordhur mikrobet, sepse mbi to mund te kene urinuar macet,te cilat ne jeten e tyre nepermjet jashteqitjes clirojne vetem dy here toksoplazmozin, ose bari me te cilin jane ushqyer kafshet te cilave u hame mishin mund te jete urinuar nga macet dhe te kene ne muskujt e tyre toksoplazmozin.

  • Mishiqe ha nena shtatzene duhet zjere apo pjekur shume mire qe te jene shkaterruar mikrobet.
  • Sa vjen e rritet barku, nena duhet te kete shume kujdes sepse perqindja e rrezikut fillon e rritet nga 20% muajin e pare deri ne 80% mundesi te prekjes nga kjo semundje ne muajin e 8 dhe 9!
  • Nderkohe kete koment do e hedh si shenim ta kemi por me te sakte si material do kerkoj (shpresoj brenda dites se sotme) dhe do ta hedh ne blog ta kemi, sepse per kete semundje s'kemi folur deri tani ne faqe!

Te falenderoj!

P.S Sic thame edhe per nenat shtatezene qe kane mace ne shtepi, asnjeherenuk duhet te pastrojne reren ku macja leshon fecet apo shkarkohet, sepse rrezikon ta marre semundjen gjate shtatezanise dhe demtohet fetusi. Sa eshte beqare le ta beje dhe te kete fatin te jete pozitive gjate beqarise, sepse po te jete bartese para se te vendose te beje nje femije.

 

Atehere femija e gjen trupin gati dhe nuk ka asnje rrezik por gjithmone te tregohet shume e kujdesshme, qe diten e pare qe eshte shtatezene qe te mos haje mish te pagatuar proshuten crudo, sallamin e paskuqur mire apo papjekur mire (mund te haje lirisht dhe s'ka asnje rrezik proshuten cotto) dhe sic thame te laje mire frutat dhe perimet me sode buke (bikarbonat sodiumi)

 

Nje falenderim Dr. A.Cala per durimin qe tregoi, gjate barbekyse, per te ma shpjeguar me fjale sa me te thjeshta rrethanat dhe kujdesin nga toksoplazmozi per mua dhe nenat e faqes.

Koment plotesuesnga Facebook B&V

E nderuar Egli se pari ju falenderojme qe na lexoni, aq me shume kur e beni me vemendje.

Se dyti ushqimet qe ju permendni per bejne rrezik vetem gjate periudhes se shtatzanise psh produktet crudo, te pagatuara, jashteqitjet e macen nese nena i prek me dore dhe pastaj pa i lare ato shume mire i fut ne goje dhe moslarja mire e frutave dhe e perimeve rrisin rrezikun e marrjes se toksoplazmozes, rrezik ky qe shtohet sa me shume i afrohemi dites se lindjes. Por kur lind femija dhe nena ushqen me gji nuk perbejne me asnje rrezik. Ka ushqime qe japin gazra femijes pas lindjes dhe po te doje nena i menjanon. Por te rrezikshme jane vetem gjate periudhes se shtatzanise.

Faleminderit!

 

 P. S
Rreziku eshte vetem gjate periudhes se shtatzanise dhe vetem kur eshte negative ndaj testit te toxos.

Po e pati marre kete semundje para shtatzanise atehere nuk ka asnje problem per beben e saj te ardhshme. Pra nese nena eshte pozitive ndaj testit te toxoplazmozit para se te bjere shtatzene atehere nuk ka asnje rrezik. Po ashtu edhe gjate gjidhenies nuk ka asnje rrezik per beben nese semuret me toksoplazmoze.

 

Related Articles

blog comments powered by Disqus