× Ushqimi me gji, arificial, dyshime dhe opinione

6muajsh nuk ma pi ujin natyral

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
11 years 4 months ago #1550 by Facebook
6muajsh nuk ma pi ujin natyral was created by Facebook
Mirembrema te gjitheve!
Une doja tju pyesja per dicka.
Kam djalin 6muajsh dhe ka dy muaj qe i kam filluar ushqimin, po i vetmi problem eshte qe nuk me pi fare uje i jap me luge nuk pi as edhe nje pike.
P provoj me biberon, prape e njejta gje ja kam provuar edhe me sheqer por jo ai nuk e do!
Si tja bej qe te me pije uje?
Theksoj qe akoma I jap qumeshtin tim edhe pse ai se ka shume qejf se per dy min ngopet.
Ja jap ne vend te ujit?
Puna esht qe dua ti heq gjirin, po nuk mund tja heq pa filluar te pije uje! Shume faleminderit!

B&V

6muajsh nuk pi ujin natyral

1. Provo ti blesh gota te posacme me ngjyra te ndezura, anti pike derdhje. Me te mite ka funksionuar.

2. Prit kur ta kerkoje vete meqenese ploteson lengjet nga ushqimi me gji dhe kur ta kerkoje ofroja me luge, xhezve, filxhan, qe nuk thyhen nese i perplasim diku para se ti mbushim qe ti terheqim vemendjen dhe ti pelqeje ideja.

3. Suprat ne kete moshe jane te pasura me uje, prandaj nuk pi se nuk ka etje.

4. Ndrysho marken e ujit, se ndoshta nuk i pelqen.

5. Insisto shpesh dhe here pas here butesisht duke ia ofruar. Do arrije momenti qe do ta kerkoje vete.

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

Time to create page: 0.532 seconds