× Ushqimi me gji, arificial, dyshime dhe opinione

Ushqimi nga 5- 6muajsh .Nje program Ju lutem

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
11 years 4 months ago #1323 by Facebook
Pershendetje!
I kam filluar vajzes time qe eshte 6muajshe ushqimet shtese, por pervec mualebise nuk me ha gje tjeter sidomos perimet nuk i do fare, as biberonin me leng frutash nuk e kap. Ndoshta jam duke ja pergatitur gabim?! :( per me teper me eshte pakesuar edhe gjiri :(

Adm B&V
Frutat nuk i bejme leng por pure dhe ja japim me luge ,ndersa perimet dhe ato i bejme pure te holle dhe ja japim me luge duke shtuar 1/2luge kafeje vaj ulliri ne pjate

Faleminderit!
Po ndonje plan ushqimi ku mund te gjej?

NGA 5 - 6 MUAJSH
USHQIMI
Femija jone tashme rritet dhe ka ardhur koha per ndryshime ne ushqimin e tij . eshte nje periudhe ndryshimesh dhe cdo femije do te reagoje me menyra te ndryshme. ne fillim te muajit te 5 fillojme fruten , fillohet molle 1/2 per 1 jave, mbas nje jave fillojme 1/2 dardhe dhe mbas nje jave i bashkojme bashke me banane ne sasi 1/4 , pure dhe e japim ne mengjes ne oren 10.30. ne javen e dyte te muajit te 5 fillojme kremin farine nga 60gr cdo mbasdite rreth ores 18.00. ne javen e fundit te muajit te 5 fillojme purene e perimeve ne sasi 1 patate, 1 karrote dhe 1 kungull te zierra pure ja japim ne dreke ne oren 12.30 - 13.00.
Ne muajin e 6 purene e perimeve fillojme ta plotesojme me mish pule per dy jave dhe mbas dy jave e zevendesojme me mish vici deri ne fund te muajit te 6.
Qumeshti eshte plotesues tashme ne ushqimin e femijes dhe jepet ne mengjes dhe ne darke ne sasi 220ml dhe ne dreke apo mbasdite ne sasi 200ml.Keto tregues jane thjeshte tregues ne qoftese femija kerkon me shume mos hezitoni ti jepni.

Mishin e pules duhet ta beje ne forme pureje besoj, apo jo?

Te gjitha pure dhe e hollon me lengun e perimeve qe jane zjere.

Shume faleminderit!
Na ndihmoni vertet shume,, si prinder te rinj qe jemi :) ;)

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

Time to create page: 0.327 seconds