Dermatiti foshnjor

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
9 years 5 months ago - 9 years 5 months ago #9365 by Facebook
Dermatiti foshnjor was created by Facebook
Shpesh dhe me shumë dëshirë prindërit akuzojnë nënën e re për çdo puçërr të foshnjës. Të thashë të mos e haje peshkun, nuk bëri gromësimën, ndaj t'a ka fajin qumështi, është shumë i rëndë.
Një qumësht gjiri i rëndë nuk ekziston: përbërja e qumështit të gjirit, me përjashtim të rasteve kur nëna është e kequshqyer është shumë i qëndrueshëm dhe nuk varet nga dietat që mund të mbajë nëna
Përsa i përket lëkurës vazhdimisht ndodh që të takohen irritime të llojeve të ndryshme, të zakonshëm dhe të padëmshëm.

Javët e para menjëherë pas lindjes mund të shfaqet e ashtuquajtura ortikaria foshnjore me pucrra edhe në të gjithë trupin por që nuk rrinë gjatë ose akneja e foshnjës, në pamje e ngjashme me aknen e adoleshencës, e cila shkaktohet nga ndjeshmëria e lartë ndaj prodhimit të hormoneve.

Pas mbushjes së muajit të dytë të jetës nis dermatiti seborroik: një prodhim i yndyrshëm i lëkurës, sidomos asaj të kokës (e cila nëse është e dendur merr emrin korja qumështore: edhe këtu nuk është aspak faji i qumështit të gjirit, edhe pse tradita e quan kështu), në fytyrë dhe tek palat e mëdha të lëkurës.
Lehtësohet me vajra detergjentë zbutës, por zgjat pak muaj.
E thënë shkurt lëkura e foshnjës është shumë delikate dhe e predispozuar të irritohet lehtë, për këtë arsye çdo agjent irritues ( vapa, fërkimi me rrobat, një detergjent shumë i fortë) mund të sjellë dermatit që zgjat pak kohë.

Format alergjike nuk fillojnë kaq shpejt, përkundrazi fillojnë jo më parë se muaji i 3-te i jetës me plagë të llojit ekzemë (skuqje, krruarje, lëkurë e luspuar ose e ujshme); në këtë rast ajo cfarë ha nëna është mëse e rëndësishme dhe në rast të një dermatiti të theksuar një tentativë për të riparë ushqimet që konsumon nëna duhet bërë (seriozish, me linja udhëzuese dhe kohëzgjatjen e duhur të këshilluar nga pediatri).

Nëse ju pëlqejnë materialet tona lini një vlerësim dhe koment ndihmë për nënat me probleme të dermatit foshnjor tek 'Pergjigje'. Ju falenderojnë nëse vlerësoni përpjekjet tona dhe jepni përvojën tuaj në Bebe&Vogëlushë.!

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!
Last edit: 9 years 5 months ago by Facebook.

Please Log in to join the conversation.

Time to create page: 0.196 seconds