pastaj ka filluar disa levizje te duarve e syve si konvulzione.

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
11 years 4 months ago #1523 by Facebook
Pershendetje.
Lexoma pak me heret nje mesazh te nje nene ne lidhje me autizmin.
Cfare me sygjeroni mua?
Kam djalin 11muajsh me ka lindur ne javen e 32 te shtatzanise.
Jam detyruar ta lind me operacion pasi nuk ka pas uje fare beba.
Ka lind me peshe 1.790 por ka pas gjendjen shume shume te rende ka qendruar ne inkubator 5 jav.
Askush nuk ka bese qe do shpetoje.
Mjeku na ka thane qe per shkak gjendjes te rende qe ka pas ka pesuar gjakderdhje te shkalles 2 ne koke.
Mirepo deri ne muajin e 6-te mire ka qene dhe pastaj ka filluar disa levizje te duarve e syve si konvulzione.
Kemi kontaktu me neurologun.
Na ka preferuar rezonancen magnetike ja kemi bere, po rezultati nuk ka qene mire. j
Nje pjese e trurit ne anen e majte te kokes eshte e pa furnizuar me gjak.
Theksoj qe djalin e kam nenstop me terapi se ka nje forme te epilepsis keshtu na kane thene.
11muaj nuk kap lodra me dore dhe asgje tjeter.
Vetem me duar te veta luan.
Nuk na percjell kur e therrasim.
Nuk qendron ulur vet.
Duhet ta mbeshtesim ne dicka. Mjeku na ka thene qe ka gjasa qe edhe ne karroce me mbet.
Kemi kontaktu edhe me psikolog. Na ka thene se ka zhvillim shume te vonshem per 5-6 muaj vonese.
Cili eshte mendimi juaj a eshte per shkak te gjendjes se trurit apo cka mundet pasi kam frike mos ka autizem.
Me ndihmoni se jam ne stres shume shume te madh.
Jam mami per here te pare e kur e shoh ne kete gjendje zemren po ka kall.

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

Time to create page: 0.146 seconds