× Vjellje, probleme të vogla, sëmundjet më komplekse

Nuk mund te jetoje me shume se 3 dite pas lindjes, kështu më thanë mjekët.

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
9 years 8 months ago - 9 years 8 months ago #7613 by Facebook
Pershendetje te dashura nena!
Uroj qe bebet tuaja te jene mirë!
Jam nje ndjekese e rregullt e faqes Bebe&Vogëlushë, prandaj vendosa te shkruaj ketu se kam nevoje per ndihmen tuaj dhe nje mendim nga ju, ndoshta dikush mund te dije ne shume rreth problemit qe kam.
Jam 5 muajshe shtatzane. Deri ketu me shkoi mire shtatzania, por kur bera sot ekon e 5 mujorshit me tronditen me nje lajm as qe e prisja se ne 3 mujorsh kam bere eko, po me kane thene qe cdo gje shkon ne rregull, por sot jam e shkateruar me tha qe bebi eshte mire me zhvillim cdo gje ka ne rregull, po ka nje problem me zemrën.
Nuk jane formuar ashtu sic duhen 2 tubat qe jane ne zemer qe qarkullon gjakun, tubi majte eshte formuar ne krahe te kunder dhe e djathta.
Po ashtu me thane qe duhet te bej dy zgjedhje ose ta nderpres shtatzanine, ose te vazhdoj duke e ditur se ne diten qe lind nuk mund te jetoj me shume se 3 dite dhe keshtu nqs une vendos ta mbaj i duhet patjeter nje operim ne zemer direk sa lind dhe nuk me japin siguri a do jetojë.
Tani moj nena nuk e di cte bej, jam ne hall te madh nuk di cte zgjedh, sepse s'kam shume kohe per te vendosur.
Mendoj se nqs e nderpres shtatzanine do ndihem me faj gjith jeten me vjen gjynah qe ta heq, por mendoj dhe anen tjetër nqs e mbaj ka frike se s'mund te perballoj nje operim aq i vogel ose mund te vuaj gjithe jeten me zemren.
Me falni se e zgjata shume ju lutem me ndihmoni me nje mendim!
Ju faleminderit!
Uroj ti keni mire bebushat tuaj!

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!
Last edit: 9 years 8 months ago by Facebook.

Please Log in to join the conversation.

Time to create page: 0.182 seconds