Për këtë arsye unë kam shumë frikë mos na dëgjon djali, kur kryejmë marredhenie.

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
9 years 9 months ago #7066 by Facebook
E dashur faqe B&V!
Jam e martuar dhe e lumtur që prej 11 vjetesh.
Kemi një djalë si ylli, që tani mbush 8vjec.
Me tim shoq kemi shpesh raporte intime, por jetojmë në një shtëpi shumë të vogël, me një dhomë, një guzhine për të gatuar, që e kemi mobiluar me një divan - krevat, ku fle çuni dhe nje banjë.
Për këtë arsye unë kam shumë frikë mos na dëgjon djali, kur kryejmë marredhenie.
Po sikur të zgjohet dhe të na dëgjojë?
A e dëmton tim bir fakti, se mund të na dëgjojë?
Theksoj me keqardhje se unë i kam dëgjuar prindërit e mi kur bënin dashuri dhe kam mbetur e shokuar, por nuk ia kam thënë askujt në botë këtë gjë!
Kur isha e vogël, 7vjec mendoja se babi i bënte keq mamit, gjë që im atë nuk e ka bërë kurrë.
Qaja natën në heshtje dhe kur u rrita e mësova seç po ndodhte në ato çaste, por kam mbetur sërish me fiksime.
A mund të mbetet i shokuar djali në të ardhmen, nëse na dëgjon?
Ju falenderoj nëse ma lehtesoni sadopak këtë tmerr që nuk më hiqet nga mendja!

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
9 years 9 months ago #7067 by Facebook
Pershendetje!
Problemi është me të vërtetë për t'u shqetesuar.
Frojdi e ka quajtur "skena parësore" dhe ka shumë mundësi të ndodhë në këtë moshë ose më tej.
Ky zbulim frojdian që rezulton aktual edhe në ditët tona, na kujton se
ekuilibri psikologjik i fëmijëve tanë nuk prishet nga "intensiteti", i skenës parësore, por aftësia e saj për të dobësuar emotivisht ato imazhe, aftësinë për t'i kuptuar dhe për t'i ngjitur sërish në mendje, sipas parimit të realitetit. Kështu ju si prindër duhet të merrni masat, që të mos ndodhë kjo gjë, por edhe për të mundur të shijoni kënaqësitë e intimitetit me bashkëshortin tuaj.
Edhe diçka: persa i përket faktit, që ju keni menduar, se babai juaj po i bënte keq nënës suaj, pothuajse të gjithë fëmijët këtë ide krijojnë. Duke mos i kuptuar dot ofshamat e kënaqësisë dhe kontaktin trupor, gjëja e parë, që mendojnë është se prindërit po zihen.
Fakti se pas pak vitesh ju e keni kuptuar të vërtetën dhe nuk keni arritur të shprehni hapur këtë brengë me asnjë në botë duhet tju shtyjë të sheroni këtë brengë dhe ta kapërceni këtë "klik" dhe të jetoni më qetë jetën tuaj sentimentale!
Pershendetje!

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

Time to create page: 0.198 seconds