Si mendoni a është e drejtë, që të mbijnë në shtëpi njerëzit e gruas e të mos shkulen, pasi lind...?

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
9 years 9 months ago #6780 by Facebook
Mirëdita faqes për fëmijë!
Për ekzistencën e faqes suaj kam lexuar nga fejsbuku i gruas sime dhe mendova t'ju kërkoj një këshillë!
Qe kur ka lindur vajza ime njerëzit e gruas sime vijnë e rrinë nga mëngjesi në darkë me ne dhe nuk di ç'të bëj për t'i larguar.
Fola me gruan time dhe i thashë se nuk mund të vijnë tërë ditën këtu dhe t'i mbajmë ne, por ajo mu përgjigj, se është rritur në një familje të madhe dhe është mësuar me shume njerëz. Unë i thashë se nuk i bën mirë as neve, as vajzës sonë dhe nuk kupton se kush janë prindërit e vërtetë.
Mora dhe pushimet, që të rri sa me shumë pranë vajzës, por kur vijnë njerëzit e gruas, ne si prindër nuk na përfill më njeri.
Si mendoni a është e drejtë, që të mbijnë në shtëpi njerëzit e gruas e të mos shkulen?
Theksoj se edhe nëna ime vjen një herë në javë, se thotë mos tju shqetesoj, jeni të rinj, gezojeni bebin.
Faleminderit!

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
9 years 9 months ago #6781 by Facebook
I nderuar baba I ri i faqes sonë!
Nuk jepni shumë hollësi mbi situatën, ku jetoni, por këto probleme nuk lindin, kur lind bebi, por shumë vite përpara.
Kjo situatë nuk i sjell dëme mendore apo psikologjike vajzës suaj, por gjithsesi fëmijët e kuptojnë, që ka shkëndija, që dëmtojnë atmosferën familjare, ndaj duhet zgjidhur sa më shpejt. Çifti duhet të ruajë le të themi atë hapësirë personale, që i takon para se të vijë fëmija.
Nuk besoj se do të jetë e lehtë për ta të rrallë në vizitat e jo me t'i ndërpresin fare.
Ka shumë mundësi tju zemërohen.
Përpiquni t'i thoni bashkëshortes suaj, që duhet të ndryshojë diçka.
Mund të shkoni ju t'i vizitoni.
Uroj të ndryshojë kjo situatë e vështirë për ju, por sidomos familjen tuaj!

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

Time to create page: 0.282 seconds