Unë me tim shoq jemi prindërit birësues të një djali gati 3 vjec e gjysmë.

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
9 years 9 months ago #6770 by Facebook
Pershendetje e dashur faqe Bebe & Vogëlushë!
Unë me tim shoq jemi prindërit birësues të një djali gati 3 vjec e gjysmë.
E kemi birësuar qëkur ishte 2 muajsh.
Ka filluar të shprehë gjithçka qe do apo kërkon, duke thirrur e bërtitur me te madhe.
Ndonjëherë kalon deri ne ekstrem duke bërtitur, besomeni ngjan si histerik. Jemi përpjekur te mos i pranojme tekat e tij, te mundohemi ta kuptojme, te mos e lendojme dhe na eshte dukur gjithmone, se po bejme gjene e duhur, por gjendja sa vjen e përkeqsohet.
Na gjuan dhe kafshon, i perplas gjerat ne toke, qan me kriza.
E kemi denuar, por denimi nuk zgjat shumë, se na vjen keq për te.
I flasim me te mire, perpiqemi ta injorojme kur ankohet kot, por nuk ndreqim gje. Kam nevoje per ndihmen tuaj, sepse nuk kam me forca.
Duam ta ndihmojme, por nuk dime se si!
A mund te na ndihmoni?!
Faleminderit per kohen qe na kushtuat!

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
9 years 9 months ago #6771 by Facebook
E dashur nënë e shqetesuar e faqes sonë!
Mosha e djalit tuaj është një moshë, në të cilën fëmijët të kënaqin, por edhe vënë prindërit e tyre, para provave të durimit.
Eshtë mënyra e tyre të na provokojnë, që të arrijnë të kuptojnë forcën e vet dhe të zbulojnë sa të aftë janë.
Ndihen gati për t'i bere gjërat vetë në pavarësi, ndaj provojnë të na vënë kufinj të rinj ne prindërve.
Ajo për të cilën kanë nevojë në këtë moshë fëmijët është koherenca.
Ju vetë e keni thënë më lart: e vini ne dënim, pastaj humbni koherencën, ju vjen keq dhe e ndërprisni dënimin. Nëse gabon denojeni, pa u penduar! Kur fëmija ynë gabon, nuk bindet, i bërtasim, humb kontrollin. Kjo është e natyrshme, por jo për ne prindërit. Ne duhet të ruajmë patjetër qetësinë.
Nuk duhet të themi "je i keq", por "veprove keq dhe ky veprim të çon këtu apo aty". Kjo do ta ndihmojë të kuptojë thellë rregullat psh që mamit nuk i gjuhet, sepse i shkakton dhimbje dhe jo mamit nuk i gjuhet se përndryshe do të dënoj,ose nuk te kam më xhan. Nuk duhet të na mbetet hatri, kur sillen keq, por të vazhdojmë t'u flasim fëmijëve, që të mos mendojnë, se i injorojmë, apo nuk i duam.
Duke na vënë re që jemi të vendosur dhe të qetë, fëmijët mësojnë se problemet përballen dhe zgjidhen me qetësi dhe vendosmëri.
Inati tek fëmijët ka ilaç qetësinë dhe vendosmërinë, por pak e nga pak çdo ditë. Rezultatet duan disa ditë të fillojnë të duken.
Ju urojmë qetësi dhe lumturi familjare!

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

Time to create page: 0.265 seconds