- Posts: 8825
- Thank you received: 54
- Forum
- Zona e Mamave
- Problemet ne familje pas ardhjes se bebit
- A nuk është e dhimbshme t'a privosh fëmijën tënd nga gjyshërit!
A nuk është e dhimbshme t'a privosh fëmijën tënd nga gjyshërit!
- Topic Author
- Offline
- Platinum Member
-
Less More
10 years 7 months ago #2628 by Facebook
Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!
A nuk është e dhimbshme t'a privosh fëmijën tënd nga gjyshërit! was created by Facebook
Nuk rri tek gjyshërit? Jo për shkak të xhelozisë sime...
Prindërit e tim shoqi jetojnë në fshat, rreth një kilometër larg nga shtëpia jonë e re. Jam penduar që nuk e kam çuar më parë tek gjyshërit, e kuptova shumë vonë se gjyshërit fëmijëve nuk u bëjnë veçse mirë! U dhurojnë emocione, që unë dhe i ati as që bëhet fjalë se mund t'ia japim edhe sikur të duam.
Është e sigurtë që herët a vonë do ti shkëpusim fëmijët tanë nga vetja. Tani e kuptoj, më mirë herët, se vonë.
Do të thoni ju: po pse nuk e lije tek gjyshërit! Jo të dashura, nuk ushqej asnjë xhelozi ndaj vjehërrisë sime, përkundrazi shkoj mirë me ta, por kisha frikë, se një ditë mbajtjen e gocës do ma kujtonin gjithë jetën. Plus që doja tja lija dikujt vetëm në rastet urgjente dhe jo të përfitoja nga kush tregohej i gatshëm të ma mbante. Plus edhe mendoja se thellë thellë ata do shqetësoheshin dhe nuk do ma thonin dot, që vajza ime mund t'u bëhej peshë!
Fati i keq ndodhi në Shqipëri humbja e jetës së tim eti! Mu desh të merrja avionin dhe të bënim funeralin e tij. Vendosa ti rrija afër mamit për pak javë! Isha e tronditur... Lemza, lotët, gol çeta, tërheqjet dhe shtrëngimet e fustanit të zisë, që të mos e shkëputja nga vetja do ti mbaj në mend gjithë jetën! Kur iu shkëputen duart britmat e saj u dëgjuan si krisma në zemrën time! Një ditë të tërë kishte plasur së qari. Ishte qetësuar vetëm nga pasditja.
Kur u ktheva nga Shqipëria kisha bërë një betim me vete: nuk do ta izoloja nga gjyshërit dhe dashuria e tyre. Ajo dashuri është e rëndësishme, po aq sa edhe e imja.
Çdo ditë e çoja pak orë tek gjyshërit, të cilët rrisin kafshë shtëpiake, sepse kanë një oborr të vogël. Vetë dilja, mbaroja punët e mia pija ndonjë kafe me shoqet, që më kanë ndihmuar shumë pas humbjes së babit. Kur kthehesha e gjeja duke përgatitur ushqimin pulave, duke u hedhur bar kërriçave, duke dhënë karrota lepujve, ose përgatitur përsheshin e qenit...
Pas disa muajve gjyshërit më propozuan të vinin ata të ma merrnin dhe të ma sillnin sërish vetë! Arritën deri aty sa të thoshnin: po mamin ta marrim? Jo ti mami nuk do vish se të kafshon dorën Klausi (kërriçi i preferuar i vajzës).
Sigurisht që ndonjëherë nxehem kur i japin ushqime jashtë vaktit, por kjo s'do të thotë që duhet ta izoloj nga gjyshërit!
Si mendoni nëna? A nuk është e dhimbshme t'a privosh fëmijën tënd nga kujtime kaq gazmore të fëmijërisë?
Ju përshëndes!

Please Log in to join the conversation.
- Topic Author
- Offline
- Platinum Member
-
Less More
- Posts: 8825
- Thank you received: 54
10 years 7 months ago #2629 by Facebook
Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!
Replied by Facebook on topic A nuk është e dhimbshme t'a privosh fëmijën tënd nga gjyshërit!
Ky email ka mbërritur në adresën tonë This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. dhe është shkruajtur dhe redaktuar nga adm e faqes sonë. Ndodhitë tuaja më domethënëse në jetë ndajini me Bebevogëlushet tona! Ne ju mirëpresim!
Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!
Please Log in to join the conversation.
- Forum
- Zona e Mamave
- Problemet ne familje pas ardhjes se bebit
- A nuk është e dhimbshme t'a privosh fëmijën tënd nga gjyshërit!
Time to create page: 0.204 seconds