kur djali im tre vjeç thyen ndonjë gjë që e ka blerë ajo dhe thotë që ti ia lë kastile në dorë gjëra

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
10 years 9 months ago - 10 years 9 months ago #2557 by Facebook
Përshëndetje BebeVogelushe!
Jam një nënë e faqes qe vdes të dalë cik nga tema! :) Nëse dëshironi ta publikoni do ju jem mirënjohëse, sepse pasi kemi mësuar të kujdesemi për bebat, ankthi me i madh i grave shqiptare është marrëdhënia me njerëzit e burrit. Në mos nuk i zgjidhim në këtë faqe të paktën shprehemi dhe nuk e mbajmë brenda hallin në mënyrë anonime, pa shkatërruar familjet. Nejse e zgjata... Duke shpresuar të publikohet halli im është ky: kam shumë ndihmë nga vjehrra ime në aspektin e sendeve në shtëpi, por problemi qëndron në faktin që kur djali im tre vjeç thyen ndonjë gjë që e ka blerë ajo dhe thotë që ti ia lë kastile në dorë gjërat, që ti kam blerë unë, që ti thyejë. Por me besoni nuk e bëj me qëllim. Qëllon që djali ka thyer ndonjë gjë dhe sa vjen burri më vë në sherr me të duke I thënë gjithë të ligat për mua. Nuk është se më prish punë apo familjen kjo gjë por sido që të jetë nëse vazhdon kështu humorin familjar e prish me siguri. Nuk di ç'të bëj. I kam thënë ti ngrejë lart gjërat sa të rritet djali, por ajo kërcen përpjetë duke thënë: ty nuk të bëhet mirë oj goce, unë përpiqem për shpine ti pershtyn sipër lekëve të mia. Po të ishit në vendin tim si do ta zgjidhnit këtë kontradiktë? Jam mërzitur aq shume nga kjo gjendje sa mendoj më mirë me dy plaçkat e mia se me pasuritë e saj që mi përmend Ju faleminderit nëse do të më keshillonit diçka! Ju përshëndes!

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!
Last edit: 10 years 9 months ago by Facebook.

Please Log in to join the conversation.

Time to create page: 0.253 seconds