Jam e virgjër dhe dua të kryej marrëdhënie seksuale vetëm pas martesës sime me djalin që dua!

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
9 years 9 months ago #7174 by Facebook
E dashur faqe Bebe&Vogëlushë!
Po ju shkruaj edhe pse nuk jam bërë ende nënë, madje jam e virgjër dhe dua të kryej marrëdhënie seksuale vetëm pas martesës sime me djalin që dua!
Jam 26 vjeç dhe jam një vajzë shumë besimtare.
Problemi është se pas gati 4 vjetësh bashkë kam shumë sherr me të dashurin tim.
Unë i them që të fillojmë të bëjmë hapat e para pak e nga pak që kështu t'i afrohemi sa më shumë ditës së dasmës!
Ai ndërkohë është lodhur duke më pritur.
Tashmë unë e kam vendosur që ai do jetë bashkëshorti im dhe mendoj se duhet të më respektojë dhe kur priti kaq të presë edhe pak.
Për mua kjo është e rëndësishme dhe ai deri para një muaji vinte deri në një farë pike dhe tërhiqej, ndërsa tani më thotë se është e kotë të presim.
Nëna të dashura si mendoni a do më sjellë probleme psikologjike pas martese nëse pres? A do të kem bllokim kur të vijë momenti i duhur?
Ju faleminderit paraprakisht për ndihmën!

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
9 years 9 months ago #7175 by Facebook
E dashur mikeshë e faqes sonë!
Persa i përket fushës së besimit fetar është gjithnjë shumë e vështirë të japësh këshilla.
Nëse ju keni vendosur të prisni deri disa ditë afër martesës për të pasur marrëdhënie seksuale dhe nëse i dashuri juaj arrin tju presë nuk mendoj se sjell bllokim apo shqetësime e komplekse!
Gjëja më e mirë është që të gjeni harmoninë me njëri tjetrin duke ecur përpara pa u nxituar deri sa të afrohet data e dasmës!
Ju përshëndesim!

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

Time to create page: 0.191 seconds