- Posts: 8825
- Thank you received: 54
- Forum
- Zona e Mamave
- Përvojat personale
- Ushqeja fëmijën me gji, nuk më shërbyen kafen dhe kështu më detyruan të largohesha nga lokali.
Ushqeja fëmijën me gji, nuk më shërbyen kafen dhe kështu më detyruan të largohesha nga lokali.
- Topic Author
- Offline
- Platinum Member
-
Less More
10 years 6 months ago #3115 by Facebook
Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!
Ushqeja fëmijën me gji, nuk më shërbyen kafen dhe kështu më detyruan të largohesha nga lokali. was created by Facebook
Pershendetje bebe vogelushe!
Po ju shkruaj per nje episod, sipas meje të shëmtuar, që nuk u ka hije shqiptareve te pakten per faktin se irritohen, kur ne nenat ua ndërpresim gjirin fëmijëve, kur japim gji mes loteve dhe dhimbjeve te bllokimit te gjirit. Te gjitha mund te me shkonin ndermend: qe te me shanin apo ofendonin kur e lija femijen tim duke qare nga uria dhe nuk i jepja nga turpi se me shihnin njerezit gjinjte, prisja edhe te me fyenin nese ne publik do "rrasja" biberonin, siç shprehen vrazhde disa, duke denuar nenat ne kryq, per gjera qe u takon vetem atyre te vendosin, askujt tjeter, por që të më thonin ik mi e paturpshme që na bën film porno këtu në lokal, ju betohem nuk ma priste kurrë mendja...
Atë ditë pashë, që dielli ngrohte me fort se ditët e tjera kështu që vendosa të dilja shëtitje me birin tim të vogël 2muajsh. I dhashë, përpara se të dilja, gji që të ishte i ngopur mirë, e bëra të bukur djalin dhe veten dhe nxitova drejt derës. Pas xhiros së zakonshme, që bëjmë çdo herë që na e lejon koha, u takova me shoqet e mia dhe vendosëm të pinim një kafe tek lokali më i afërt. Siç duket ajri i pastër i hapi oreksin djalit dhe i uritur filloi të qante për gjirin.
Instinktivisht e mora në krahë dhe i ofrova gjirin. Po prisnim të porosinim dhe me shumë vonesë erdhi kamerieri. Mori porosinë e dy shoqeve të mia dhe ndërkohë që po flisja ti thoja çfarë dëshiroja kamerieri më ktheu kurrizin dhe nuk e kuptova në e mori apo jo porosinë time....
Kur u kthye solli vetëm porosinë e dy shoqeve të mia, mua jo.... o djali, i thashë, keni harruar porosinë time!
Nuk e kam harruar, mu përgjigj, po kur te mbarosh se xhiruari film porno ketu ne lokalin tonë atëherë do ju sjell porosinë.
Unë e shtangur i thashë dua të flas me pronarin tuaj. Ai më tha, ik mi e pa edukatë, hidhi një napë gjirit se na hapët barkun. Këtu e gjetët të zhvishesha, ik gjej vend e mbyllu mos të shofi njeri!
Ushqeja fëmijën me gji, nuk më shërbyen kafen dhe kështu më detyruan të largohesha nga lokali. Shoqet e mia thanë denoncoje, por nuk arrij ti them tim shoqi fyerjet, që mu bënë. Të marrë vesh që i kanë thënë gruas së tij ato fjalë, kushedi si i hipën gjaku në kokë.
Do doja të merrja mendimin tuaj, si mendoni, po të ishit në vendin tim çfarë do të bënit, si do reagonit?
Që kur është kthyer në shkelje ligji të japësh gji në publik?
Faleminderit për leximin dhe mbështetjen nëse do më jepet!
Po ju mama si mendoni?
Pse gjivakti në publik shkakton kaq "indinjatë" në njerëz të ndryshëm?!
Lini koment ose dërgoni historitë në This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
Ju mirëpresim si gjithnjë në portalin tonë B&V!

Please Log in to join the conversation.
- Forum
- Zona e Mamave
- Përvojat personale
- Ushqeja fëmijën me gji, nuk më shërbyen kafen dhe kështu më detyruan të largohesha nga lokali.
Time to create page: 0.227 seconds