Bora hajde te gjyshi!... Gjyshi hajde ke dasma e mamit dhe babit!

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
10 years 7 months ago #2630 by Facebook
Dy unaza martese dhe babai im i përlotur sheh për herë të parë mbesën.

Duheshim shumë me njëri tjetrin,por prindërit tanë nuk e pranonin lidhjen tonë, sepse ishin zënë në të shkuarën. Nuk mbahej mend as arsyeja. Mendoni sa shumë vuajtje të gjyshërve pa parë mbesën, vite të tëra të vajzës pa parë babanë. Kur e mori vesh im atë lidhjen tonë doli absolutisht kundër. Vendosëm të më merrte me rrëmbim.
Nuk bëmë dasmë. Tepër e dhimbshme për mua, pa babin tim pranë. Ai nuk dëgjonte në asnjë mënyrë të më shihte. Mos t'ja shoh më bojën - i kishte thënë mamit.
Pas shtatë vjetësh në kërkim të dëshpëruar të një fëmije, më në fund mrekullia ime Bora! Gushtin e kaluar mbushi 6vjeç. Gjashtë vjet pa parë gjyshi mbesën. Katërmbëdhjetë vjet pa parë babi bijën. Kur u kthyem vitin e kaluar në Shqipëri (ne jetojmë në USA) im shoq, pa dijeninë time merr vajzën përdore dhe e shpie të takojë për herë të parë gjyshin. Ai në fillim shtangu, pastaj me buzë të mekur dhe me duar që i dridheshin i tha: Bora hajde te gjyshi!... Gjyshi - ia ktheu Bora - hajde ke dasma e mamit dhe babit!
Nuk mund të përshkruaj me fjalë një nga çastet më të mrekullueshme të jetës sime! Pas një muaji Bora ime na sillte unazat në kishë, mbi një jastëk të purpurt mëndafshi.... pastaj ulet në prehërin e gjyshit.
Shoh albumin e dasmës dhe nuk kërkoj asgjë tjetër nga kjo jetë... asgjë.... ah jo se harrova, e dua dhe një çun, ti bëj dy :)

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
10 years 7 months ago #2631 by Facebook
Ky email ka mbërritur në adresën tonë This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.  dhe është shkruajtur dhe redaktuar nga adm e faqes sonë. Ndodhitë tuaja më domethënëse në jetë ndajini me Bebevogëlushet tona! Ne ju mirëpresim!

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

Time to create page: 0.258 seconds