Jam nënë e një vajze adoleshente që ka mbetur shtatzënë.

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
10 years 8 months ago #2589 by Facebook
Përshëndetje Bebe dhe Vogëlushë!
Jam nënë e një vajze adoleshente që ka mbetur shtatzënë. Ju betohem po luaj mendsh dhe zgjidhja e vetme e mundshme më duket aborti.! Është shumë e vogël, 15 vjeç. Jetoj në rrethinat e Londrës dhe nuk di si ta zgjidh këtë hall që më ka rënë mbi kokë. Goca do ta mbajë se thotë se djali, me të cilin ka pasur marrëdhënie e dashuron dhe është dakort edhe familja e tij. I vetmi njeri që besoj se po ta marrë vesh I ati (bashkëshorti im) "e vret" bën namin. Siç ju thashë nuk më mbetet vetëm ta shoqëroj të abortojë time bijë. Jam në mes të një udhëkryqi të dhimbshëm, më vjen keq për bebin, por nuk mund të rrezikoj që babai ta përzërë gocën nga shtëpia! Ju lutem më jepni një zgjidhje! Faleminderit!

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

Time to create page: 0.142 seconds