Lutesha gjunjazi që të shpëtonte dhe të hapte sytë e bukur

Alberti im I vogël si sot një vit më parë bënte transplantim mëlçie. Unë isha e zonja veç të lutesha dhe të lotoja. Lutesha gjunjazi që të shpëtonte dhe të hapte sytë e bukur pas transplantit të një personi me grup gjaku të ndryshëm.

Këtë Krishtlindje unë jam nënë, që falënderoj nga zemra që e mbaj në krahë dhe më puth e përqafon pa fund. Nuk ngopem duke e parë, qesh, luan, flet, tregon përralla me fjalët e pashqiptuara mirë, këndon këngë dhe i këndoj ninulla. Unë jam nëna më e lumtur në botë. I shoh të dy dashuritë e jetës sime, që sot luajnë me betejë jastëkësh, pa brenga e frikë se këto Krishtlindje do kalonin nën dritat e pemës së spitalit. Sot jemi në shtëpi dhe asgjë në botë nuk na e ndal dot gazin e jetës, që vazhdon të rrjedhë edhe për tim bir! Dritat e festës, që dikur i urreja, se ndriçonin, sot i shoh me gëzim, se tim biri i ndriçojnë fytyrën gazmore. Asgjë nuk më jep jetë më shumë, se qeshja e dy burrave të jetës sime! Me mijëra herë faleminderit! 

 

Kjo copëz ka mbërritur tek ne nëpërmjet This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. . Na dërgoni historitë tuaja më domethënëse dhe në faqen tonë në Facebook, apo duke i hedhur vetë ju në forumin Bebe & Vogëlushë

Related Articles

blog comments powered by Disqus