Ai iku pa e marrë vesh se do të bëhej me një djalë.

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
10 years 8 months ago #2579 by Facebook
E dashur faqe Bebe&Vogëlushë!
Jam një vajzë e re që studioj për edukatore në Tiranë! Ju ndjek gjithmonë dhe gjej tek ju shumë ndihmë madje ju kam pyetur për fëmijën që rris në barkun tim që kur dërgova foton e tij të parë (testin e shtatzënisë). Sot ju shkruaj pas një mungese të gjatë, sepse jam në muajin e fundit të pritjes dhe babai im këtij fëmije nuk jeton më. Ai iku pa e marrë vesh se do të bëhej me një djalë. Pësoi aksident me motorr. Që atëherë kjo foshnjë është bërë arsyeja e vetme e jetës sime. E dëshpëruar dhe e plagosur mes një drite kaq të madhe që sillka shpresa që më la para se të largohej nga kjo botë. Tani jetoj për djalin tonë dhe shkruaj këtë mesazh për familjen e tij, që mes dhimbjes së madhe për humbjen e djalit të tyre të shtrenjtë jo vetëm që nuk ma mbyllën derën, por këmbëngulin që jam shumë e re dhe nëse rastis të njihem me dikë tjetër kam të drejtën jetësore ta rifilloj jetën nga e para. Dhimbja e madhe nuk i thyen njerëzit e mirë. Jam fatlume që jam dhe do të mbetem nusja e kësaj shtëpie! Ardhtë I lumtur bebi ynë! Falënderoj çdo ditë Zotin që zgjodha të rrija me ju!
Dua që ky mesazh të mbetet kujtim dhe mirënjohje! Faleminderit B&V!

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

Time to create page: 0.289 seconds