- Posts: 8825
- Thank you received: 54
Fëmija ynë mendojmë se pëson dhunë në parashkollor
- Topic Author
- Offline
- Platinum Member
-
Less More
10 years 9 months ago - 10 years 9 months ago #2500 by Facebook
Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!
Fëmija ynë mendojmë se pëson dhunë në parashkollor was created by Facebook
Jam nëna e një fëmije të mrekullueshëm, por nuk di pse kam një parandjenjë në zemër se ma keqtrajtojnë në kopsht. Para disa javësh publikuat një material si të dallojmë nëse fëmija ynë pëson dhunë në parashkollor. A mund ta publikoni edhe një herë për mua? Faleminderit!
Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!
Last edit: 10 years 9 months ago by Facebook.
Please Log in to join the conversation.
- Topic Author
- Offline
- Platinum Member
-
Less More
- Posts: 8825
- Thank you received: 54
10 years 9 months ago #2507 by Facebook
Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!
Replied by Facebook on topic Fëmija ynë mendojmë se pëson dhunë në parashkollor
Çerdhe dhe kopshte fëmijesh lager: si të kuptojmë, që mbi fëmijët tanë është ushtruar dhunë.
Secilit prej ne prindërve me fëmijë na gerryen pyetja: po sikur ti ndodhë dhe engjëllit tim të vogël?!
Në shtetin italian gjendja paraqitet kritike: një edukatore lidh fëmijën si qen, sepse bën çiçin jashtë vendit te caktuar, një tjetër e lë pa rroba nën ujin e cezmës, por ka edhe më, poshtërime fizike, fjalë ofenduese qe janë marrë më së shumti nga videot e përgjimit te policise italiane, të tjera te treguara nga fëmijët, ose mënyra të sjelluri nga ana e fëmijëve të cudishme dhe agresive, që i kanë rënë në sy prindërve. Po në kopshtet dhe çerdhet në Shqipëri cfarë po ndodh? Edukatorja gërvish ne faqe me thonj një nga fëmijët e kopshtit, sepse nuk pranon të flere gjumë. Një tjetër ngaqë e shqetësojnë me zënkat e vazhdueshme mes tyre dhe i ndërpresin leximin e filxhanit të kafesë, u kap të dyve veshin, u përplas kokat njëri me tjetrin dhe si pa të keq kthehet e qetë në vendin e saj dhe vazhdon leximin e filxhanit, aty ku e kish ndërprerë. Pak dëshmi dhe raste që bëhen publike në Shqipëri, por gjasat dihet tashmë që janë më të mëdha, sesa shkruhet në shtyp.
Sigurisht që këto situata të dhimbshme krijohen kur fëmijët tanë ua lëmë në duar, me besim të plotë, njerëzve të papërgatitur ashtu sic duhet, të papajisur me një kontroll psikologjik dhe eukuilibër mendor te nevojshëm për të kryer një punë, që ka shumë gjasa të bëhet burim stresi, për të gjithë ata, që e kanë të vështirë te punojnë me të vegjëlit tanë.
• Si tutelohen familjet, fëmijët dhe prindërit?
Fëmijët nuk arrijnë të shprehin qartë, me fjalë dhe mënyrë koherente, atë ç'ka janë të detyruar të durojnë nëpër kopshte dhe çerdhe. Kjo i bën të mendojnë disa edukatorë, se veprimet e tyre tërësisht të papranueshme, për të arritur qëllimin edukativ, për të cilin paguhen, do të mbeten përherë mes katër mureve të institucioneve.
Ne si prindërit, edhe pse e dimë shumë mirë, se episode te tilla nuk do të mundemi kurrë ti parandalojmë plotësisht, duhet të mësojmë të zgjedhin institucione, që bëjnë të mundshme praninë e përhershme të psikologut, të kërkojnë të drejtën e tyre legjitime, për të monitoruar situata të këtij lloji dhe ti ndihmojnë edukatorët në rast kriza nervash duke ndërhyrë, sapo nisin episodet, që meritojnë vëmendje. Nëse nuk do të jetë e pranishme figura e psikologut, edukatoret dhe prindërit nuk mund të marrin ndihmën e nevojshme.
Pra kopshtet që parashikojnë praninë e psikologut janë më të sigurta.
• Si të kuptojmë, nese dicka nuk shkon si duhet dhe si të tutelojmë fëmijë tanë?
Vështirësia e fëmijëve që ndjekin çerdhet nuk dinë të shprehen ende mirë me fjalë shqetësimin e tyre dhe të tregojnë me fakte, besueshmëri, logjikë dhe koherencë dhunimin që u bëhet, duke përfshirë këtu dhe fëmijët që ndjekin kopshtet.
Të vetmit që mund t'ia dalin mbanë këtij problemi janë prindërit, që kuptojnë shenjat e dhunës dhe keqtrajtimeve, ndër të cilat poshtëpërmendim:
• ndryshime ne sjellje me shfaqje të agresivitetit (psh.: rreh pellushet, kukullat, nis te perleshet me miqtë ose vëllezërit a motrat e tij)
• Lojra që imitojnë atë që ndodh ne kopsht apo cerdhe (psh: keqtrajton ose tërheq vëmendjen pellushave të vet, ashtu si keqtrajtohet apo i tërhiqet vëmendja edhe atij nga edukatorët, sidomos nëpër kopshte).
• Një kundërshtim i pavërejtur më parë në çastin kur mami e përgatit ose e çon në kopsht (psh: e qarë e pandërprerë që nuk ka ndodhur më parë, të vjella)
• mungesë oreksi
• të qara, shqetësime dhe makthe në gjumë (nëse në të kaluarën flinte qetë).
Nëse ndërron kopsht apo çerdhe ndryshon puna dhe këto shenja nuk tregojnë shenja dhune të ushtruar. Në këtë rast nuk janë gjë tjetër veçse shenja normale të periudhës së përshtatjes me ambjentet e reja, që zhduken me kalimin e kohës. Kujdes duhet patur sidomos në rastet e ralla kur fëmija keqtrajtohej në kopshtin e vjetër dhe shfaq frikën, se dhe i dyti është njësoj. Prania e psikologut do ta ndihmonte shumë prindin në këto raste.
Çfarë duhet të bëjë prindi kur dyshon se mbi fëmijën e tij ushtrohet dhunë?
Mos bini pre e panikut dhe të krahasojë menjëherë situatën e fëmijës së tij, me prindërit e fëmijëve të grupit të tij, nëse dhe ata shfaqin të njëjtat shenja apo mënyra të sjelluri të jashtëzakonshme.
Mund të mbahet pak kohë në shtëpi ose ti ndërrojmë kopsht apo cerdhe, për të parë nëse largimi nga struktura ku mendohet se ka pësuar dhunë sjell ndryshime.
Është shumë e rëndësishme të konsultohemi me një psikolog, ose neuropsikiatër fëminor për të një krijuar një mendim, sa më profesional mbi gjendjen.
Menjëherë pas konfirmimit të dyshimeve tuaja dhe tregimeve të ngjashme të prindërve të fëmijëve të tjerë, njoftohen forcat e rendit, që marrin masat e duhura.

Time to create page: 0.215 seconds