- Posts: 8825
- Thank you received: 54
- Forum
- Shtatzania
- Periudha pjellore
- Zhvishesha si me komandë, e gatshme për të nisur birin tim, ndërsa ai pasi e merrte me nge
× Cilat janë ditët pjellore, çfarë është koha më e mirë për të mbetur shtatzënë, si mun ta njohin ovulacionin
Zhvishesha si me komandë, e gatshme për të nisur birin tim, ndërsa ai pasi e merrte me nge
- Topic Author
- Offline
- Platinum Member
-
Less More
10 years 7 months ago #2671 by Facebook
Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!
Zhvishesha si me komandë, e gatshme për të nisur birin tim, ndërsa ai pasi e merrte me nge was created by Facebook
Unë dua një fëmijë, i dashuri im, më i vogël në moshë, jo
Jam munduar me të gjitha mënyrat e mundshme, madje dhe me ato 'të pandershme' si psh kur është i dehur, por asgjë. Nuk jemi fejuar, as martuar dhe deri diku e kuptoj pse nuk dëshiron një fëmijë! Unë jam nëntë vjet më e madhe. se ai dhe ndjej se ora biologjike po më lë shëndenë. Nëse nuk do i kam thënë se nuk është i detyruar të fejohet apo martohet me mua. Dua thjesht të jem dhe unë nënë, ta rris, ta ushqej, ta dua, ta mbroj, ta gëzoj siç gëzojnë gjithë nënat e kësaj bote.
Unë jam gati, ai për fat të keq jo. Po mendoj seriozisht ta ndërpres këtë lidhje edhe pse është e fortë dhe e qëndrueshme. Blemë shtëpi e mobiluam ashtu si i kishim premtuar njëri tjetrit, por kishim premtuar, që pasi të ripertërinim situatën ekonomike do nisnim edhe fëmijën. Tani i arritëm të gjitha, përveç asaj më të rëndësishme, bebit.
Sapo hymë në shtëpinë e re bleva testin Marie Claire dhe e ndërpreva marrjen e pilulës.
I dashuri im filloi të zgjaste orët e punës, në zyrën e tij dhe sa herë që e thërrisja në telefon më thoshte se do të vinte menjëherë dhe humbte. Unë e çmendja me telefonata sidomos në ditët me përqindje të lartë pjellorie. Kur ndodhte që vinte herët zhvishesha si me komandë, e gatshme për të nisur birin tim, ndërsa ai pasi e merrte me nge higjenën personale dhe zapping me telekomandën e mallkuar, e donte me tu lutur bashkimin tonë seksual. O Zot, kishte momente, që e urreja, por vetëm ideja se duhej kohë për të njohur dhe pasur fëmijë me një burrë tjetër, më detyronte të duroja tekat e tij.
Shpërtheja së qari kur më kthente shpinën, duke më puthur në ballë dhe duke më trajtuar jo si shoqen, por si mamin e vet. Të bësh një fëmijë nuk është punë dhe ti zemër e ke kthyer në punë këtë gjë! Në ka për të ndodhur do të ndodhë, mos u mërzit, ka kohë, por për mua nuk ka më kohë, nuk ka kohë.... vetëm kjo fjali më buçiste në kokë si çekan. Ju lutem nëna më ndihmoni! Më jepni një këshillë a mendje ta vazhdoj këtë histori pa frytin më të ëmbël të jetës, apo të përpiqem të njoh dikë tjetër dhe të tentoj nga fillimi. Çdo të bënit ju në vendin tim?
Kjo histori ka mbërritur tek Bebe & Vogëlushë nëpërmjet një email-i në adresën This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. . Na shkruani dhe ne do të publikojmë me dëshirë të gjitha dëshirat mëmësore që rrahin thellë brenda jush. Ju mirëpresim!

Please Log in to join the conversation.
- Topic Author
- Offline
- Platinum Member
-
Less More
- Posts: 8825
- Thank you received: 54
10 years 7 months ago #2672 by Facebook
Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!
Replied by Facebook on topic Zhvishesha si me komandë, e gatshme për të nisur birin tim, ndërsa ai pasi e merrte me nge
Ja dhe komentet e nënave tona në Facebook
m.facebook.com/story.php?story_fbid=9915...46307063333&refid=17
m.facebook.com/story.php?story_fbid=9915...46307063333&refid=17
Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!
Please Log in to join the conversation.
- Topic Author
- Offline
- Platinum Member
-
Less More
- Posts: 8825
- Thank you received: 54
10 years 7 months ago #2687 by Facebook
Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!
Replied by Facebook on topic Zhvishesha si me komandë, e gatshme për të nisur birin tim, ndërsa ai pasi e merrte me nge
Ja dhe komentet e nënave tona në Facebook
m.facebook.com/story.php?story_fbid=9915...46307063333&refid=17
m.facebook.com/story.php?story_fbid=9915...46307063333&refid=17
Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!
Please Log in to join the conversation.
- Forum
- Shtatzania
- Periudha pjellore
- Zhvishesha si me komandë, e gatshme për të nisur birin tim, ndërsa ai pasi e merrte me nge
Time to create page: 0.200 seconds